E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Fushata zgjedhore, moment në të cilën çdo qytetar ka mundësi japë kontributin thelbësor në konsolidimin e demokracisë ne vendin e tij

-          Kryeministri Berisha: Është në interesin më të mirë të gjitha forcave politike një fushatë  e civilizuar, larg akteve të dhunës, sharjeve dhe fyerjeve, për të vene ne piedestal të vlerat më të mira qytetare.

-

-          Kryeministri i kërkoi opozitës ti përmbahet me rigorozitet, në interesin më të mirë shmangies së çdo burimi financiar në funksion të fushatës, duke patur mundësi të dëshmojë një qëndrim ndryshe, për sa i përket përdorimeve të burimit të pushtetit për fushatë elektorale.

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, iu bëri thirrje të gjithë forcave politike të vendit, mbështetësve, simpatizantëve të tyre dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në fushatën për zgjedhjet vendore të japin kontributin  e tyre, duke shmangur çdo akt dhune, fyerjeje apo teprimi.

Në këtë konteks, Kryeministri kërkoi që në këtë periudhë fushate të predominojë dialogu, meditimi rreth kandidatëve dhe projekteve të tyre. “Fushata zgjedhore është një moment në të cilin çdo qytetar ka mundësi të japë një kontribut thelbësor në konsolidimin e demokracisë ne vendin e tij.” u shpreh kryeministri.

Duke denoncuar me ashpërsinë më të madhe çdo akt dhune, Kryeministri përgëzoi forcat  e rendit për punën shumë të mirë që kanë bërë në trajtimin profesional të të gjitha rasteve.

Duke theksuar se koalicioni “Aleanca për qytetarin” është tërësisht e angazhuar në një fushatë të bazuar në virtytet dhe moralin më të mirë qytetar , kryeministri ftoi të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e kësaj aleance ti përmbahen me rigorozitetin më të madh frymës dhe moralit të fushatës. Kryeministri ftoi gjithashtu edhe opozitën  që tu japin mundësi qytetarëve të vlerësojnë garën e kandidatëve dhe alternativave duke lënë mënjanë pasionet politike. “Është në interesin më të mirë të gjitha forcave politike një fushatë  e civilizuar . Këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të madhe sepse do të zgjidhen qeveritarët vendorë, qeveritë direkte dhe parlamentet direkte te qytetarëve shqiptarë”u shpreh kryeministri.

Kryeministri u shpreh se me këtë fushatë është bërë një hap i madh përpara në parandalimin e përdorimit të burimeve financiare të administratës. Në këtë kontekst, Kryeministri i kërkoi opozitës ti përmbahet me rigorozitet, në interesin më të mirë shmangies së çdo burimi financiar, në funksion të fushatës, duke patur mundësi të dëshmojë një qëndrim ndryshe, për sa i përket përdorimeve të burimit të pushtetit për fushatë elektorale.

Kryeministri theksoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në  një fazë shumë të rëndësishme të integrimit në BE, prandaj i gjithë faktori politik duhet të faktojë përkushtim total, konstant, për një proces zgjedhor të standardeve ndërkombëtare.

Më tej, lidhur me këtë temë, kryeministri u shpreh:

"Sot, shfrytëzoj këtë rast për të bërë thirrje të gjithë forcave politike, mbështetësve, simpatizantëve, qytetarëve shqiptarë që në këtë fushatë të zgjedhjeve së qeveritarëve vendor të japin kontributin e tyre duke shmangur çdo akt dhune, çdo akt teprimi dhe duke bërë që dialogu, meditimi rreth kandidatëve, projekteve të tyre, të predominojë.

Fushata zgjedhore është një moment në të cilin çdo qytetar ka mundësi të japë një kontribut thelbësor në konsolidimin e demokracisë ne vendin e tij.

“Aleanca për qytetarin” është tërësisht e angazhuar në një fushatë të bazuar në vlerat qytetare, në një fushatë të bazuar në virtytet dhe moralin më të mirë qytetar, në një fushatë  e cila duhet të ketë në themel, një dialog intensiv me komunitet dhe qytetarët, fushatë që të ketë ne epiqendër qytetarin, vlerat, interesat, problemet, shqetësimet dhe vizonin e tij. Në këtë kontekst ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët dhe mbështetësit  e kësaj aleance ti përmbahen me rigorozitetin më të madhe frymës, moralit të kësaj fushate, sikundër i bëj thirrje dhe kundërshtarëve tanë që tu japin mundësi qytetarëve të vlerësojnë garën e kandidatëve dhe alternativave dhe të lënë mënjanë pasionin për fjalë kazani.

Është në interesin më të mirë të gjitha forcave politike një fushatë  e civilizuar. Këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të madhe sepse do të zgjidhen qeveritarët vendorë, qeveritë direkte dhe parlamentet direkte te qytetarëve shqiptarë.

Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të integrimit të saj në BE. Këto dy faktorë u japin këtyre zgjedhjeve një peshë specifike shumë të madhe. Ne zgjedhim qeveritë vendore te qytetarëve, por duhet të bëjmë që të zgjidhen kandidatët më të mirë, projektet më të mira, aleternativa më e mirë.

Rëndësi të jashtëzakonshme kanë këto zgjedhje për procesin e integrimit. Duhet të faktojmë përkushtimin tonë total, konstant për një proces zgjedhor të standardeve ndërkombëtare, i cili ka një kusht më  themelor zbatimin  e ligjit  zgjedhor, zbatimin në frymë dhe në germe te ligjit zgjedhor dhe ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me problematikën e zgjedhjeve.

Është bërë një hap i madh përpara në këto zgjedhje me ligjin  e financimit të partive politike, është bërë një hap i madh përpara në pastrimin  e listave, janë listat me më pak dublikata në historinë e vendit, është bërë një hap i madh përpara në parandalimin e përdorimit të burimeve financiare të administratës. I kërkoj opozitës ti përmbahet me rigorozitet në interesin më të mirë shmangies së çdo burimi financiar apo tjetër në funksion të fushatës, të mos harrojë se në këto zgjedhje shumicë nuk është mazhoranca qeverisëse, shumicë është opozita në qytetet e mëdha të vendit dhe ajo ka një mundësi të dëshmojë një qëndrim ndryshe, për sa i përket përdorimeve të burimit të pushtetit për fushatë elektorale. Urdhri i kryeministrit po zbatohet me rigorozitet nga administrata përveç qilimit fluturues të kryeministrit, të cilin nuk e heq dot , pasi zotit Rama i duket se duke parë intensitetin e takimeve mendon se po fluturoj me helikopter dhe harron se ne kemi asfaltuar gjatë këtyre viteve që ai kritikon rreth 7500 apo rreth 8 mijë km rrugë. Rrugën e Çermenikës, të cilën  një herë tjetër e kam bërë për dy orë, kësaj here, nëpërmjet rrugës së re të asfaltuar, shkuam për cerek ore, ndaj dhe garantoj qytetarët se mazhoranca do ti përmbahet rigorozisht vendimit të shpallur, i cili është një vendim i drejtë, një vendim që bazohet dhe në rekomandime të mëparshme të OSBE/ODIHR.

Pra edhe je here duke denoncuar me ashpërsinë më të madhe çdo akt dhune përgëzoj forcat  e rendit për punën shumë të mirë që kanë bërë në trajtimin profesional të të gjitha rasteve iu bëj thirrje anëtarëve, simpatizantëve, mbështetëseve të mazhorancës, të bëjnë gjithçka të shmangin çdo akt dhune, sharjeje, fyerje dhe të vene ne piedestal të këtyre zgjedhjeve vlerat më të mira qytetare sepse i garantoj se kjo ëhtë rruga më e sigurt, për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri, për imazhin e Shqipërisë, për suksesin  e këtyre zgjedhjeve.

Cdo qytetar i këtij vendi, çdo anëtar dhe mbështetës i mazhorancës duhet ta ketë të ngulitur ne mendje dhe unë jam i bindur se e kanë se kërkesa e parë dhe themelore për të gjithë ata, të cilët i besojnë votës së lirë është zgjedhje brenda standardeve ndërkombëtare, pasi me zgjedhjet të tilla fiton gjithë Shqipëria, pastaj me rezultatet e tyre janë qytetarët shqiptarë ata që do atë zgjedhin kandidatët më të mirë dhe unë ka besim se ne ia u kemi ofruar pavarësisht se zoti Rama ka vendosur të më shpallë mua kryetar bashkie në të 9 qytete që qeveris Partia Socialiste, paçka se unë nuk kam bërë qoftë edhe një ditë të vetme për kryetar bashkie, në një zonë, sepse e konsideruar si etike, për të lënë hapësirë sepse nuk kam menduar kurrë ti marr për vete të gjitha, por ajo është zgjedhja  e tij dhe për këtë le ta vlerësoj qytetarët. Këtu i bëj thirrje që dhe ai dhe të gjithë kryetarët e partive të japin kontributin, për një fushatë dinjitoze, paqësore të qetë, në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve."


14/04/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›