Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të gazetarëve për procesin zgjedhor.

9 korrik 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu përgjigj sot interesimit të gazetarëve lidhur me procesin zgjedhor në vend. Ky prononcim i Kryetarit të Shtetit u bë në përfundim të ceremonisë së diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Luarasi.
“Duke pasur një respekt të plotë për cilindo gazetar nuk mund të rri pa shprehur të gjithë atë shqetësim me të cilin unë po ndjek të gjithë procesin. Kanë qenë disa apele publike frekuente që janë dhënë në periudhën parazgjedhore për nevojën e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, për nevojën e realizimit të një fushate vizionare nga çdo parti dhe padyshim për një klimë të qetë. Mund t’ju them që zgjedhjet, duke marrë në konsideratë mënyrën e sjelljes së qytetarëve, një sjellje mjaft e civilizuar, dhe apelet e institucioneve më të rëndësishme, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë bënë që dita e zgjedhjeve të shkonte në mënyrë shumë të qetë. Sigurisht që preokupacioni më i madh që në radhë të parë shqetëson partitë politike, por edhe qytetarët e thjeshtë, por edhe Institucionin e Presidentit është korrektësia me të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vlerësojë rezultatin. Unë deri tani nuk jam shprehur, por dhe sot do të bëj një shprehje dhe një prononcim parimor dhe të përgjithshëm. Arsyet janë shumë të thjeshta, sepse unë në mënyrë absolute nuk mund të influencojë një proces, i cili është në dorën e një institucioni të miratuar nga Parlamenti dhe të dekretuar nga Presidenti. Pra, është KQZ ai që vepron mbi bazën e ligjit, ai që kontrollon dhe ai që çertifikon, dhe përtej KQZ aty ku ka kontestime është Kolegji Zgjedhor. Dikur, Presidenti ka pasur përfaqësuesin e tij në KQZ dhe nëse do të ishte në atë kondicione unë do të kisha zë tjetër. Por, meqenëse në momentin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, në momentin e realizimit të ligjit të ri zgjedhor, partitë politike parlamentare e kompozuan KQZ në mënyrë bipartizane, ose ta quajmë më një profil të qartë politik, dhe Presidenti sot në këtë Komision nuk e ka përfaqësuesin e tij padyshim që unë do të rri, sikurse të gjithë të tjerët, në ndjekje të këtij procesi, pa u prononcuar për ecurinë e këtij procesi, por duke bërë thirrje që KQZ duhet të jetë në respekt të Kushtetutës, në respekt të ligjit, në respekt të vlerësimit korrekt të vullnetit të qytetarëve për arritjen e atyre standardeve, të cilat ne i kemi shumë të nevojshme dhe për të cilat prononcohemi sot.
Sigurisht unë e bëra këtë prononcim në kuadër të ceremonisë së diplomimit të studentëve të jurisprudencës duke qenë me shumë shpresë për të ardhmen e institucioneve tona, të cilat detyrimisht kanë nevojë që të rrisin standardet, të rrisin kualitetin. Këtë e them dhe për institucionet e drejtësisë. Ju e dini që ka shumë debat, do të thoja që ka shumë pakënaqësi nga shoqëria për çështjet e dhënies së të drejtës. Kështu që ne kemi një problem, të cilin duhet ta përballojmë të gjithë, duhet ta përballojmë me shumë kurajo, duhet të jemi shumë realist, duhet të jemi shumë të sinqertë. Problemet sikurse ndodh në mjeksi duhet të diagnostikohen, pastaj të shërohen. Në rast se ne nuk kemi kurajon, nuk kemi profesionalizëm për të diagnostikuar ku është e keqja, atëherë edhe terapia do të jetë shumë e dyshimtë. Nga kjo pikëpamje unë do t’i inkurajoja të gjithë aktorët politikë, të cilët të veprojnë natyrisht brenda parimeve që edhe politika i ka, por mbi të gjitha duhet të respektojnë me rigorozitet atë që ia imponon ligji. Në politikë ke shumë hapësirë, ke shumë mundësi për të manovruar, është një çështje ekskluzive e partive politike, për Shqipërinë ka shumë rëndësi stabilitieti i vendi dhe i shoqërise ka nevojë që ky vend të jetë i qetë, ka nevojë që të realizojë standarde hap pas hapi dhe tek e fundit ky është një moment i një procesi relativisht të gjatë evolucionar, të cilin ne do ta përmbushim patjetër me seriozitet hap pas hapi.
Lidhur me sistemin e ri zgjedhor të aplikuar në këto zgjedhje Presidenti Topi tha: “Nuk më takon mua natyrisht që ta them këtë. Nuk mund të luaj rolin e hipokritit të them që nuk e mendoj. E mendoj, e analizoj e diskutoj, por apeli publik i Presidentit duhet të jetë shumë institucional, konstitucional, të mos interferojë në vullnetin e partive. Janë ata të cilët janë aktorë të Parlamentit që mund të ndjejnë nevojën për ta riparë apo jo. Pra, është çështje e vullneteve politike që sot me këtë cilësi që kam natyrisht që e kam absolutisht të ndaluar që të shprehem dhe të interferoj në vullnetin e partive. Eksperimentet që bëhen në reforminin e ligjeve asnjëherë nuk mund të thuash që çdo gjë ishte e mirë apo e keqe. Njeriu në këtë proces të gjatë evolucionar edhe në politikë edhe në konsolidimin e institucioneve ezauron pjesët, të cilat i bën pjesë të një sistemi të konsoliduar, dhe pastaj çfarë është për ta lënë e le. Kjo është pjesë edhe maturitetit të politikës."