E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset ne Lisbone per te marre pjese ne samitin e NATO-s

Kryeministri Berisha u nis sot ne mesdite per ne Lisbone Portugali per te marre pjese ne samitin e nivelit te larte te NATO-s ne te cilin do te diskutohet per konceptin e ri strategjik te Aleances.

Ne kete samit marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish te 28 vendeve anetare si dhe perfaqesues te larte te Bashkimit Europian dhe te institucioneve nderkombetare.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane ministri i Puneve te Jashtme zoti Edmond Haxhinasto ministri i Mbrojtjes zoti Arben Imami ambasadori shqiptar ne NATO zoti Artur Kuko dhe zyrtare te tjere te larte.

Te premten Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takimin e Keshillit te Atlantikut te Veriut ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive. Te shtunen paradite ne vijim te axhendes se samitit Kryeministri Berisha do te marre pjese ne seancen e diskutimeve mbi Afganistanin dhe ne mesdite ne seancen kushtuar marredhenieve te NATO-s me Rusine qe zhvillohen ne nivelin e kryetareve te shteteve dhe qeverive.


18/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›