Kryeministri Berisha takohet me studente te universiteteve te vendit me rastin e Dites se Studentit
Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite nje takim me studente te universiteteve te ndryshme ne qytetin Studenti me rastin e Dites se studentit e cila zhvillohet ne kuadrin e javes studentore organizuar nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Keshilli Kombetar studentor.
Ne fjalen e mbajtur me kete rast kryeministri Berisha iu drejtoi studenteve te mbare Shqiperise pershendetjet me te perzemerta dhe ndau me ta gezimin qe kjo dite perkon me realizmin e endrres me te bukur endrres evropiane. Urimet me te mira qe ju sot festoni ne kete shesh sheshin e lirise festoni diten tuaj si qytetare te lire si qytetare qe do te mund te udhetoni pa viza ne mbare Evropen. Eumlndrra juaj me e bukur endrra evropiane behet realitet. u shpreh Kryeministri.
Kryeministri theksoi se shembja e murit te Berlinit ne Tirane 20 vjet me pare i dedikohet pikerisht rinise studentore te kohes e cila me guxim dhe vendosmeri I hapi rrugen zhvillimeve demokratike ne vend. Ju ishit te paret qe 20 vjet me pare late bankat e auditoreve dhe klasave te universiteteve dhe mbushet rruget dhe sheshet e Tiranes me thirrjen E duam Shqiperine si gjithe Evropa.
Duke theksuar se rruga drejt Evropes eshte rruge e pakthyeshme kryeministri u shpreh se heqja e vizave beri te mundur nje te ardhme tjeter per cdo te ri dhe te re shqiptare.
Ne pershendetjen drejtuar studenteve kryeministri u shpreh
Te dashur studente dhe studente te universiteteve te te Tiranes dhe te mbare Shqiperise
Pershendetjet me te perzemerta ne diten tuaj diten e studentit urimet me te mira qe ju sot festoni ne kete shesh sheshin e lirise festoni diten tuaj si qytetare te lire si qytetare qe do te mund te udhetoni pa viza ne mbare Evropen. Eumlndrra juaj me e bukur endrra evropiane behet realitet.
Studente dhe studente
Vendimi per heqjen e vizave ishte arritja me e madhe e shqiptareve pas shembjes se murit te Berlinit ne Tirane ishte arritje me ndikim te madh ne jeten personale te cdo shqiptari ne dinjitetin e tij.
Por eshte arritja e dyte madhore ne lirine e shqiptareve te cilen ata jua dedikojne ju rinise studentore te mbare vendit.
Ju ishit te paret qe 20 vjet me pare late bankat e auditoreve dhe klasave te universiteteve dhe mbushet rruget dhe sheshet e Tiranes me thirrjen E duam Shqiperine si gjithe Evropa.
Sot shqiptaret jane si te gjithe qytetaret e tjere evropiane duke levizur te lire me dinjitet te plote ne kontinentin ne familjen e vendeve te cilet ata i perkasin.
Studente dhe studente
Rruga jone drejt Evropes eshte rruga e lirise e prosperitet rruga e zhvillimit. Kjo eshte rruge e pakthyeshme. Heqja e vizave beri te mundur nje te ardhme tjeter per cdo te ri dhe te re shqiptare. Heqja e vizave beri te mundur qe ju te njiheni me vlerat e medha qe kombet e medha kane ndertuar gjate 60 viteve ne kuadrin e BE.
Heqja e vizave beri te mundur per ju dhe cdo shqiptar te prekni Evropen te shijoni Evropen te gezoni Evropen.
Heqja e vizave beri te mundur qe ju te njiheni me trashegimine e pafundme kulturore te qyteterimit perendimor vlerat historike te tij.
Ju jeni fatbardhe jeni te lumtur sepse takoheni me Evropen prekni Evropen si qytetare te nje vendi te lire si qytetare te nje vendi anetar te NATO- si qytetare te nje vendi i cili tre jave me pare do te shpallej njeshi i botes do te shpallej miss bota do te shpallej e bukura e dheut per turizmin per qytetaret e mbare botes.
Shqiperia eshte e bukura e dheut por bukuria e saj me e madhe jeni ju djem dhe vajza te Shqiperise studente dhe studente te rinj dhe te reja.
Zoti ju bekofte
Zoti e bekofte Evropen
Zoti e bekofte Shqiperine.
17/11/2010