E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave në qytetin e Burrelit

23 nëntor 2011

Gazetari, TV Klan: Zoti President, si është e mundur që arritët të zgjidheshit “Qytetar Nderi” i Burrelit nga të dy forcat politike?

Presidenti Topi: Unë ndihem i respektuar sot në Burrel për vetë faktin se në këtë qytet pashë një mikpritje kolektive të të gjithë qytetarëve të Burrelit. Ndaj u ndihem borxhli atyre për mënyrën se si e kanë demonstruar bujarinë jo vetëm sot, por gjithmonë. Është një tipar karakteristik i kësaj treve, i banorëve të kësaj treve që janë mikpritës, që janë bujarë dhe kjo tregon që kjo trevë është vërtet shumë e lashtë. Unë u jam mirënjohës atyre, të gjithë intelektualëve që propozuan, por edhe të gjithë këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Burrelit që më akorduan çmimin “Qytetar Nderi” i Burrelit, që do të thotë që nga sot unë edhe formalisht jam qytetar i këtij qyteti. Kjo më rrit ndjenjën e respektit, por edhe të përgjegjësisë për të qenë më afër qytetarëve, për t’ia shpërblyer atë që ata e demonstruan sot me shumicë: bujarinë dhe respektin.

Gazetari, TV Klan Mos është ky rasti i parë në Shqipëri i kësaj mikpritjeje?

Absolutisht jo, nuk mund të them rasti i parë, por është një ndër rastet e spikatura.

Gazetari, TV Klan Mos ndoshta sepse është një grua Kryetare e Bashkisë?

Presidenti Topi: Unë këtë e thashë publikisht është jo vetëm një grua Kryetare e Bashkisë, por është edhe një grua tjetër që është e pavarur që tregon që qytetarët e këtij qyteti vërtet kanë një standard të një politike moderne. Pra, atë që duhet edhe politika e madhe le të themi ta ketë shumë kujdes që atë që thonë me fjalë ta realizojnë me vepra që do të thotë që gratë duhet të jenë pjesëmarrëse në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në qeverisjen vendore, në qeverisjen lokale, në mënyrë të barabartë me burrat ashtu sikur e ka bërë zoti që edhe probabiliteti statistikor i lindjeve meshkuj femra gjithmonë shkon 50 me 50. Dikush avancon njëri përpara, dikush tjetri, por gjithmonë janë në këtë ekuilibër. Kështu duhet të jetë dhe shoqëria, kështu duhet të jetë dhe politika, sepse gratë e demonstrojnë kudo edhe në familje, edhe në institucione, edhe në institucione, edhe në shoqëri që janë shumë serioze.

Gazetari, TV Klan Zoti President, si ndiheni tani që jeni “Qytetar Nderi” i Burrelit?

Presidenti Topi: Ju e shikoni që edhe intervistën unë po e jap me emocion të veçantë. Dëshmon që unë ndihem shumë mirë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›