E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset për në Serbi, në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore

1 shtator 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot për në Beograd, ku do të marrë pjesë në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, që do të mbahet në 1-2 shtator 2011 në vendndodhjen e lashtë arkeologjike të Viminaciumit.

Samiti me temë “Arti modern dhe pajtimi në Evropën Juglindore” i UNESCO-s synon të mbështesë dhe të promovojë vlerën e madhe që arti modern mbart në rindërtimin e besimit mes popujve dhe vendeve të rajonit. Në kuadër të këtij Samiti ku do të marrin pjesë shtatë Presidentë të rajonit, Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të zhvillojë takime me homologë të tij, ndërkohë që në seancën plenare do të mbajë dhe fjalën përshëndetëse për këtë takim të rëndësishëm e të përvitshëm rajonal.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›