Presidenti Topi mban një ligjëratë në Universitetin e Bolonjës me temë “Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe roli i saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”

28 mars 2011
Bolonjë, Itali
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar, vizitoi sot Universitetin e njohur të Shkencave të Matematikës, Fizikës dhe Natyrës në Bolonja, “Alma Mater Studiorum”, ku u prit dhe zhvilloi një takim të veçantë e të përzemërt me Rektorin e këtij universiteti, Profesor Ivano Dionixhi. Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e arsimit të lartë në përgjithësi e arsimit profesional në veçanti, për rolin parësor të studimeve universitare e pasuniversitare në formimin e gjithanshëm të brezit të ri, si dhe për sfidat e reja në metodologjinë e mësimdhënies.
Më pas, Kreu i shtetit shqiptar, Prof. Dr. Bamir Topi, mbajti një ligjëratë në auditorin ‘Aula Manja’ të Fakultetit të Agronomisë të Universitetit të Bolonjës, në prani të Dekanit të këtij Fakulteti, Profesor Andrea Segre dhe Rektorit të Universitetit, Profoser Dionixhi, pedagogëve të këtij institucioni të rëndësishëm akademik të vendit fqinj, si dhe të mjaft studentëve.
Duke shprehur fillimisht kënaqësinë e veçantë që ndodhet në vendin mik, Itali, si një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë, por dhe duke nënvizuar faktin që ndodhet në një prej universiteteve më të vjetra dhe më të njohura të vendit fqinj, Presidenti Topi vuri në dukje se “Italia dhe universitetet e saj janë institucionet më të preferuara të të rinjve shqiptarë” dhe se “aktualisht ne kemi mbi 35 mijë të rinj që studiojnë në Itali, kemi qindra specializantë dhe disa dhjetëra projekte të përbashkëta bashkëpunimi midis universiteteve dhe njësive të tjera kërkimore e shkencore. Ky bilanc mbështetjeje dhe ndryshimi rrënjësor në marrëdhëniet midis vendeve tona, por në një kontekst më të gjerë, midis vendit tim dhe familjes evropiane simbolizon një realitet të ri në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së, midis rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës së Bashkuar” – theksoi Presidenti shqiptar.
Duke përmendur në fjalën e tij historinë e njëzet viteve të fundit të Shqipërisë, ecurinë e saj, integrimin në NATO dhe aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kreu i shtetit shqiptar, Prof. Dr. Bamir Topi theksoi se: “Brenda dy dekadash Shqipëria ka arritur të përmbushë standardet kryesore të funksionimit të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, të krijojë një sistem të demokracisë funksionale dhe të konkurrencës së lirë të tregut, - tregues të konfirmuar me pranimin në NATO dhe partneritetin aktiv në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne jemi të vetdijshëm se nevojat dhe sfidat tona janë ende të mëdha, disa gjëra duhet t’i kishim bërë më mirë dhe më shpejt, energjitë tona pozitive mund t’i kishim përdorur më mirë në funksion të reformave, por jemi po ashtu të vetdijshëm për rrugën e gjatë që duhet të përshkruajmë për ta bërë këtë realitet të ri evropian sa më të prekshëm për qytetarët, sa më të qëndrueshëm e funksional, në ato standarde e nivele të cilat kanë arritur shtetet përbërëse të Bashkimit Evropian”.
Duke u ndalur në pozicionin gjeografik, politik, por dhe etnik e kulturor të Shqipërisë, Presidenti Topi u shpreh se: “Ne jemi ndër shtetet e vetme në Evropë dhe në botë që kufizohemi me shtete, në të cilat çdo zonë kufitare banohet nga vetë banorë shqiptarë. Prej tre vitesh kemi një shtet të ri në rajon me shumicë absolute shqiptare, Kosovën; siç kemi Maqedoninë, - një shtet ndëretnik me popullsi shqiptare solide dhe bashkëdrejtuese; ashtu siç kemi një komunitet solid shqiptar në Malin e Zi, në Serbinë Jugore, etj. Kjo specifikë e veçantë e raportit njerëzor midis shqiptarëve dhe etnive të tjera në Ballkanin Perëndimor, e bën rolin e shtetit shqiptar shumë më të nevojshëm dhe të rëndësishëm për vetë paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ndryshe nga modelet e luftrave nacionaliste ballkanike apo konfliktet e tjera me bazë etnike, Shqipëria dhe shqiptarët nuk e përdorën këtë potencial prezence dhe kushtëzimi rajonal për axhendë të veçuar personale, përkundrazi. Shqipëria e ka lexuar si duhet përgjegjësinë dhe rolin e vet në të ardhmen e rajonit, dhe me bindje të plotë, ka bërë e vijon të bëjë të gjitha përpjekjet e duhura për ta përdorur influencën e saj pozitivisht në dobi të zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve rajonale shumëplanëshe në rajon. Ne kemi marrëdhënie solide bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Serbinë; bëjmë pjesë aktive në çdo nismë rajonale, kemi incuar projekte të përbashkëta politike dhe ekonomike, dhe kemi një vizion të qartë e vullnetin e duhur politik për të vijuar të kontribuojmë edhe më shumë në forcimin e këtyre raporteve. Në dallim nga ndonjë vend tjetër rajonal, i cili ende shfaq ose ruan paragjykime apo pengesa në integrimin e plotë të rajonit tonë në BE, Shqipëria nuk ka asnjë konflikt politik me asnjë shtet rajonal dhe se përpiqet që përmes bashkëpunimit aktiv politik të kalohet në një etapë të re raportesh ndër-rajonale; - bashkëpunimit aktiv ekonomik, social dhe kulturor. Dhe natyrshëm, si Kryetar i Shtetit shqiptar ndihem krenar me njohjen dhe vlerësimin e lartë që Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe shtetet kryesore perëndimore, përfshirë Italinë, i kanë bërë dhe i bëjnë vazhdimisht këtij kontributi themelor të vendit tim në forcimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe klimës së besimit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Ndërsa duke theksuar se shteti shqiptar beson se “të gjitha ekonomitë tona kanë nevojë për mbështetje reciproke përmes hapësirave për treg të lirë konkurrues, lëvizjes së lirë të mallrave dhe ideve, njohjes më të mirë dhe shkëmbimeve në fushën e shkencës dhe teknologjisë, si dhe krijimin e një rrjeti efektiv infrastrukturor midis të gjitha vendeve rajonale”, Kryetari i shtetit shqiptar nënvizoi se “Projekte infrastrukturore si “Korridori 8”, që lidhin të gjithë rajonin tonë me Italinë, projekti gazsjellës “Armo“ dhe projekte të tjera në fushën e turizmit, infrastrukturës, energjisë dhe teknologjisë, janë e mbeten prioritare për ne”.
Më tej, në fjalën e tij, Presidenti Topi u ndal në rëndësinë e shkëmbimeve reciproke në fushën e arsimit dhe të bujqësisë, dhe në këtë kuadër, vlerësoi Universitetin e Bolonjës dhe veçanërisht grupin kërkimor të drejtuar nga Profesor Andrea Segre, i cili ka qenë mjaft aktiv në zonën e Ballkanit, si nga pikëpamja e kurseve të specializuara në analizën e sistemeve bujqësore dhe politikave të zhvillimit të qëndrueshëm ashtu edhe në projekte studimore dhe zhvillimore. “Në këtë kontekst, - u shpreh në fund të fjalës së tij Presidenti shqiptar, - të gjithë këto aktivitete kanë krijuar një rrjet të rëndësishëm kërkuesish shkencorë në rajonin e Ballkanit duke kontribuar në formimin e atyre politikë-bërësve të rinj që do të hartojnë politikën bujqësore dhe rurale në rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit, e posaçërisht Shqipërisë drejt Evropës”.
Pas fjalës së përshëndetjes, Kreu i shtetit shqiptar mori pjesë ceremoninë e inagurimit të Serrave të Fakultetit të Agronomisë, ku bashkëbisedoi me mjaft pedagogë e studentë mbi rëndësinë e zhvillimit të agroturizmit, bashkëpunimin italo-shqiptar në këtë drejtim, diversitetin e terrenit italian që i jep shumë avantazhe këtij sektori, por dhe mbi potencialin e dukshëm për investime agroturistike që zotëron Shqipëria, si vend mesdhetar.
Në vijim, Presidenti Topi zhvilloi një takim miqësor me studentët shqiptarë që studiojnë në auditorët e Universitetit të Bolonjës, me të cilët bisedoi për çështje të ndryshme, por kryesisht mbi çështje të formimit universitar, rëndësisë së studimeve, të cilat kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve intelektuale shqiptare, përshtatjes së të rinjve shqiptarë në universitetet e vendit fqinj, Italisë, etj. Presidenti shqiptar theksoi në këtë bisedë të ngrohtë edhe faktin se “do të jenë pikërisht ata, përfaqësuesit e të ardhmes së Shqipërisë, studentët, që, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave të sistemit universitar shqiptar dhe atij italian, do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të urave të fuqishme lidhëse dhe bashkëpunuese midis Shqipërisë dhe Italisë, por edhe Evropës”.