Presidenti Topi merr pjesë në ceremoninë e përurimit të monumentit të Nënë Terezës në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
13 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së monumentit të Nënë Terezës në aeroportin, që mban emrin e saj.
Në këtë ceremoni, të organizuar në kuadër të veprimtarive në përkujtim të 10 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, si dhe përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare në vendin tonë: Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi ing. Selim Muça, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtëria e Tij, Anastas Janullatos, Arqipeshkv metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh: “Është kënaqësi, një nder dhe privilegj i madh të marr fjalën në këtë ceremoni të veçantë, por edhe shumë domethenëse kur kompletojmë nderimin tonë për shqiptaren me zemër të madhe, Nënën Terezë duke i bashkangjitur këtij aeroporti, që mban emrin e saj edhe figurën e saj të ngritur në art, vepër e skulptorit të njohur Luan Mulliqi, të cilin e përgëzojmë për këtë vepër arti, që ndriçon sot jo vetëm aeroportin, por besoj edhe simbolikën e qytetit të Tiranës, vepër arti që do “bekojë” të gjithë ata që do hyjnë e do dalin nga vendi ynë!
Prej 10 vjetësh nuk e kemi më mes nesh Nënën Terezë, gruan shtatvogël me sarin e bardhë me kontur blu, e cila nuk harronte asnjëherë të saktësonte origjinën e saj shqiptare. E gjithë jeta dhe vepra e nënë Terezës ishin një dëshmi e dashurisë për tjetrin, për madhështinë e dinjitetin e çdo qënieje njerëzore, vlerën e gjërave të vogla të bëra me shumë dashuri dhe besnikëri, një mision, të cilin e kreu për gati 7 dekada me radhë pa u lodhur!
10 vjet pasi kjo Nënë e madhe u nda nga jeta e saj tokësore mbetemi të impresionuar jo vetëm nga vepra e saj e jashtëzakonshme, por edhe mënyra që ajo zgjodhi për të realizuar këtë mision unik, larg syve të të gjithëve, modestisht por me gjithë energjinë e besimit tek Zoti, që buronte nga statura e saj e vogël. Si “një laps i vogël në dorën e Zotit”, siç vetëpërkufizohej, Nëna Terezë ishte shembulli i humanizmit që duhet ndjekur. “Nuk ka rëndësi se sa jep, e rëndësishme është se me sa dashuri e bën këtë gjest!”, ishte një nga devizat e kësaj gruaje të shenjtë e cila për asnjë çast nuk u kursye për njerëzit më të varfër e më në nevojë.
Reflektimi i vlerave të saj të papërsëritshme në çdo hap të jetës sonë, pavarësisht nga pozicioni i gjithsecilit, do të ishte mënyra më e mirë për shpalosjen e krenarisë së ligjshme për prejardhjen tonë të përbashkët shqiptare”.
Monumenti i Nënë Terezës është derdhur në bronz dhe ka lartësi 6 metra.