Presidenti Topi merr pjesë në festimin e 65-vjetorit të çlirimit të Skraparit.

5 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë pjesë sot në festimet e 65-vjetorit të çlirimit të Skraparit i ftuar nga Bashkia e qytetit. I pritur nga Kryetari i Bashkisë Çorovodë, Lefter Lamaj, Kryetari i Qarkut, Pelivan Shatri, Prefekti Roland Bejko, N/Prefekti Fadil Kapllani, Kryetari i Komitetit të Veteranëve, Demir Nurellari dhe deputeti i zonës, Ilir Meta, Kreu i shtetit ka vendosur një kurorë në Përmendoren e Varrezave të Dëshmorëve e më pas ka vizituar Muzeun historik të Çorovodës ku ka lënë edhe një shënim në librin e përshtypjeve. “Jam i nderuar dhe i impresionuar nga historia e pasur e zonës së Skraparit. Muzeu jep një pasqyrë të historisë, traditës së vyer të popullit patriot të kësaj zone, që rrezaton mikpritje të veçantë.”
Më pas Presidenti Topi ka marrë pjesë në mitingun festiv të organizuar nga autoritetet vendore dhe u është drejtuar me një fjalë përshëndetëse banorëve të Çorovodës.
Kreu i shtetit është përshëndetur më pas me veteranë dhe qytetarë të pranishëm në aktivitetet festive të 65-vjetorit të çlirimit të Skraparit.