Presidenti Topi merr pjesë në iftarin e organizuar nga Klubi kulturor “Drita” i Shkodrës.

27 gusht 2009.
Shkodër
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë sonte në darkë, i ftuar ftuar nga Klubi kulturor “Drita” i Shkodrës, në iftarin tradicional që organizohet çdo mbrëmje, pas agjërimit të përditshëm, përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Duke përshëndetur të pranishmit mes të cilëve ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor të Shkodrës dhe të Myftinisë, Kreu i shtetit u shpreh:
“Mirëmbrëma të gjithëve!
I nderuar zoti Shehu!
I nderuar zoti Sulejmani!
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare!
Të nderuar miq myslimanë të Shkodrës!
Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu midis jush! E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të kaluar këtë iftar së bashku në Muajin e madhërishëm të Ramazanit, ku padyshim është një moment shumë i rëndësishëm për çdo besimtar mysliman, madje do të thoja edhe një obligim në jetën e tij të besimit.
Festat fetare ne jemi mësuar që t’i festojmë së bashku, pavarësisht përkatësive të besimit fetar. Unë e kam thënë shpesh dhe do ta them edhe sonte këtu që ky është një nga standardet tradicionale që ne e kemi arritur me kohë, besoj një nga standardet unikale ku vështirë se gjehet një paralelizëm për një shoqëri, e cila në këtë aspekt, vërtet është një shoqëri moderne. Kështu që të gjithë së bashku kemi një moment reflektimi në këtë ditë dhe këtë Muaj të shënuar për më shumë tolerancë, për më shumë respekt dhe besim tek njëri-tjetri për të ndërtuar vlera vërtet të rëndësishme për shoqërinë tonë.
Ne, si shoqëri kemi arritur vërtet disa momente shumë të rëndësishme në jetën tonë politike, institucionale dhe shoqërore. Sot ne jemi vend i NATO-s. Shumë shpejt do të jemi vend i Bashkimit Evropian, por padyshim krahas këtyre arritjeve na duhet më shumë punë për të forcuar shtetin ligjor, për të forcuar shërbimin ndaj qytetarit dhe institucionet dhe forcat e rendit padyshim që janë përballur dhe çdo ditë u duhet të përballen me krimin pikërisht për të arritur atë që sapo thashë: vendosjen e shtetit ligjor. Por për të arritur tek shteti ligjor, për të bërë këtë shërbim për qytetarët, një rol të rëndësishëm ka patur dhe ka edhe besimi tek Zoti. Zoti është një, pavarësisht se kemi besime të ndryshme, sot është një moment shumë i rëndësishëm për besimtarët myslimanë, dhe kjo ditë si iftari, edhe nëpërmjet asaj ftese, sot ne do të përçojmë tek të gjithë besimin te Zoti, besimin te shoqëria jonë, besimin te njëri-tjetri duke e parë njëri-tjetrin më afër, t’i qëndrojmë më afër njerëzve në nevojë dhe ky është moment shumë i rëndësishëm për ta kthyer vëmendjen te njerëzit në nevojë. Jo të gjithë njerëzit kanë arritur standardin e kërkuar. Ka mjaft njerëz që kanë nevojë për mbështetje, ka mjaft njerëz që janë besimtarë, ka mjaft njerëz që i drejtohen rrugës së besimit, por të gjithë së bashku me besimin te Zoti, me besimin tek institucionet, me besimin te shoqëria patjetër që do të jemi në rrugë të mbarë.
Unë, pa dashur ta zgjas më shumë fjalën time në këtë moment ceremonial, që është shumë spiritual, do të doja t’ju falenderoja edhe një herë për ftesën që më bëtë dhe do ju thoja që, duke patur besimin te Zoti, edhe Zoti do të dijë të na e shpërblejë me më shumë paqe dhe begati për të gjithë ne!
Ju falemnderit!”