Kryeministri Berisha pret znj. Zsuzsanna Jakab, drejtuese e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve

Kryeministri Berisha priti sot në një takim znj. Zsuzsanna Jakab, drejtuese e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stokholm. Zonja Jakab e uroi Kryeministrin për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe vlerësoi arritjet e ndryshimet pozitive të Shqipërisë në katër vitet e fundit.
Zonja Jakab shprehu mbështetjen maksimale për përfshirjen e Shqipërisë në punën e projektet e ECDC-së, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmërinë për ndihmesë konkrete në fushën e shëndetit publik dhe të strategjive të veprimit për përballimin e pandemisë së gripit. Zonja Jakab ka paraqitur kandidaturën për postin e drejtoreshës së zyrës rajonale të OBSH-s në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin shtator 2009.
Kryeministri Berisha e falënderoi zonjën Jakab për vlerësimet dhe mbështetjen e këtij organizmi të rëndësishëm dhe e siguroi për thellimin e reformave dhe arritjen e standardeve të kërkuara dhe në këtë mandat të dytë qeverisës.
27/08/2009