Liberalizimi i vizave, Lohan: Pasi të plotësohen kushtet
Kreu i KE në Shqipëri, Lohan ka qënë i pranishëm në përurimin e godinës së gjykatës në Sarandë. Lohan theksoi se Shqipëria do të ketë liberalizim vizash, vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e parashtuara në dokumentin MAP për legalizimin e vizave.
SARANDE- Shefi i delegacionit të KE-së në Shqipëri, Helmut Lohan ka qënë i pranishëm në përurimin e godinës së sapo rinovuar të Gjykatës së shkallës së parë në Sarandë.
Në kuandër të ndihmës për reformën gjyqësore në Shqipëri, KE vazhdon të financojë një sërë projektesh, për infrastrukturën gjyqësore si dhe për ngritjen e kapaciteteve. Lohan gjatë vizitës së tij në Sarandë , duke falënderuar të gjitha palët që ndihmuan në zbatimin e suksesshëm të projektit, ka vënë në dukje qasjen gjithëpërfshirëse dhe plotësuese të ndihmës së KE-së për reformën në drejtësi.
“ Një ndërtesë e re nuk mund të përbëjë një gjyqësor të ri vetëm por gjithsesi ajo krijon kushtet e punës të cilat më vetë duhen në mënyrë që të funksioonojë sic duhet gjyqësori. Politika duhet të mundësojë një gjyqësor i cili të jetë i pavarur, i paanshëm dhe funksional” deklaroi kreu i KE në Shqipëri.
Pyetjes së gazetarëve për lehtësimin e vizave për shqiptarët , Lohan u përgjigj duke thënë se Shqipëria do të ketë liberalizim vizash atëherë kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet që janë parashtruar në dokumentin MAP, për legalizimin e vizave.
“ Shqipëria do të ketë liberalizim vizash atëherë kur të jenë plotësuar të gjitha kushtet e parashtruara në dokumentin e liberalizimit të vizave. Besoj që do të ishte më realiste të mendojmë që këto kushte kanë për tu plotësuar në 2010 dhe jo në2009-ën” tha Lohan.
Rinovimi dhe pajisja e gjykatës së rrethit Sarandë , ashtu si ato të apelit në Korcë dhe në Vlorë , si dhe gjykatës së rrethit Dibër të përfunduara më parë dhurohen nga masterplani për infrastrukturën gjyqësore. (e.n/News24/BalkanWeb)