Presidenti Topi mori pjesë në veprimtarinë kulturore “Mea Puglia Festival 2010” në Bari.

4 gusht 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ftuar nga autoritet vendore të Rajonit të Puljas ishte i pranishëm më 1 gusht në veprimtarinë e rëndësishme kulturore të zhvilluar në Çelino San Marko “Mea Puglia Festival 2001”.
Në këtë ngjarje të veçantë kulturore ishin të ftuar edhe shumë personalitete të larta italiane dhe të huaja. Gjatë këtij koncerti festiv u bënë edhe përshëndetjet e rastit dhe Presidenti Topi u takua dhe u përshëndet ngrohtësisht me Presidentin e Rajonit të Puljas, Niki Vendola, me Prefektin e Barit, Karlo Skilardi dhe Presidentin e Pronvincës së Brindizit, Masimo Ferrareze.
Kryetari i Shtetit shqiptar dhe autoritetet vendore të Rajonit të Puljas vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe si dhe vunë në dukje veçanërisht rolin e jashtëzakonshëm e të rëndësishëm të emigrantëve shqiptarë në Itali për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve dhe popujve tanë tradicionalisht miq.