Presidenti Topi nderon kujtimin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

4 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, bëri sot homazhe në Pallatin e Kongreseve, në nderim të njërës prej figurave më të shquara fetare shqiptare, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi. Pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para trupit të pajetë të udhëheqësit të lartë fetar, të ndjerit Reshat Bardhi, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, Kryetari i Shtetit u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, drejtuesve dhe anëtarëve të Bashkësisë Bektashiane, etj.
Në vijim, përmes mediave të pranishme në këtë ceremoni, Presidenti Topi u shpreh:
“Sot bëjmë homazh për një njeri të madh. Si President i Republikës, kam ardhur këtu jo vetëm të nderoj Baba Dede Reshat Bardhin, si një institucion i jashtëzakonshëm dhe një kontributor i pamatë për rivendosjen e besimit shpirtëror, fetar, në institucione, por për ta kujtuar atë edhe si një atdhetar, si një patriot. Mund t’ju them fare hapur, kam privilegjin që e kam njohur këtë njeri të madh, një njeri i urtë, një njeri i ekuilibruar, i mençur, dhe besoj do të jetë model për të gjithë, si një pikë referimi se si duhet të sillet njeriu në shoqëri, për të qenë yll polar për paqen në institucione dhe për paqen në shoqëri.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Baba Dede Reshat Bardhin!”
Ndërsa pyetjes për ditët e fundit të fushatës, të cilat janë shoqëruar me një sërë incidentesh në të dy krahët, Presidenti Topi u përgjigj:
“Unë nuk dëshiroj të ngatërroj këtë ditë me fushatën. Edhe për fushatën, edhe për mënyrën e sjelljes në politikë e shoqëri, referojuni figurës së Baba Dede Reshat Bardhit dhe secili do të gjejë momente për refleksion”.