Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave lidhur me fushatën zgjedhore

4 prill 2011
Presidenti Topi: Së pari dëshiroj të përshëndes 4 Prillin, që është një ditë e shënuar për vendet anëtare të NATO-s, pasi 62 vite më parë është themeluar NATO-ja, aleanca më e madhe politike-ushtarake, aleanca më e madhe e paqes dhe e sigurisë në botë! Por sot është dhe dyvjetori i pranimit të Shqipërisë si vend me të drejta të plota në këtë aleancë.
Pyetje: (Rovena Moçka - AS): Zoti President, të ndalemi tek zhvillimet politike në vend. Tani që ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, janë shtuar tensionet dhe incidentet në vend, duke pasur parasysh edhe rastin më të fundit, atë të ditës së sotme. Cili është mesazhi juaj, drejtuar së pari partive politike për këtë?
Presidenti Topi: Padyshim ne duhet të dimë të sillemi në mënyrë të qytetëruar, duke filluar nga politika dhe të gjithë simpatizantët e saj. 8 maji, sikurse e kam thënë është një ditë, e cila duhet konsideruar si një ditë feste dhe absolutisht jo si një ditë, ku partitë politike apo militantët të demonstrojnë një fjalor, i cili nuk i shkon për shtat pikërisht këtij konteksti që unë sapo përmenda. Jemi një vend i NATO-s, dhe nuk jemi bërë vend i NATO-s pa një të kaluar të vlerësueshme, sepse jemi bërë mbi bazën e shumë reformave, mbi bazën e mjaft bashkëpunimeve të rëndësishme, edhe politike, edhe institucionale.
Unë dëshiroj të bëj një apel për të gjithë: Të futemi në fushatën zyrtare zgjedhore me një sjellje qytetare, me një sjellje që t’i ngjajë politikës së vendeve evropiane, ku ne dëshirojmë të aderojmë! Të futemi me alternativa konkrete ku partitë politike të marrin në dorë realisht fushatën politike për ta bërë atë qytetare, në shërbim të qytetarit, sepse janë zgjedhje administrative, të cilat duhet të jenë zgjedhje në radhë të parë në shërbim të qytetarit, për gjëra konkrete!
Kam thënë edhe herë tjetër që duhet të ndajmë në mënyrë të qartë fizionominë e zgjedhjeve. Zgjedhjet lokale janë zgjedhje, që kanë patjetër projekte konkrete reale, ndërsa zgjedhjet politike të përgjithshme, natyrisht që kanë një politikë më të madhe, një politikë që shkon në linja të tjera, por gjithsesi uroj që kjo fushatë të bëhet e matur, me qytetari dhe uroj që dita e zgjedhjeve, të jetë një ditë ku të marrin pjesë shumë qytetarë të thjeshtë në këto zgjedhje, sepse padyshim do të votojnë për pushtetin e tyre!
Ju falemnderit!