Presidenti Topi nderon kujtimin e aktores së shquar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Liza Vorfi

30 janar 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nderoi sot me respekt dhe dhimbje jetën dhe veprën e aktores së shquar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Liza Vorfi, e cila u shua dje në moshën 88-vjeçare.
Kryetari i Shtetit shqiptar mori pjesë në homazhet e zhvilluara sot në mesditë në Teatrin Kombëtar, ku pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt e nderim para trupit të pajetë të aktores, u shprehu ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerës Liza Vorfi si dhe mbarë bashkësisë së artistëve shqiptarë për humbjen e kësaj figure të shquar të artit të aktrimit.
Vlerësimin për jetën dhe veprën e njërës prej kolonave themeluese të Teatrit tonë Kombëtar, Presidenti Topi u shpreh para mediave të pranishme: “Sigurisht që ndihem i hidhëruar. Erdha për të nderuar një figurë të spikatur të artit teatral dhe kinematografik shqiptar, por edhe për të ngushëlluar nga afër të birin, një shokun tim qysh nga fëmijëria.
Natyrisht humbje të tilla janë jo vetëm për familjen, por janë për të gjitha institucionet shqiptare të kulturës dhe të artit, sepse zonja e nderuar Liza Vorfi është një nga themelueset, një nga pionieret e teatrit dhe kinematografisë shqiptare me shumë role në teatër dhe me tetëmbëdhjetë role në kinematografi, që gjithsesi i japin mundësinë që ajo të ruhet në memorien më të mirë të artit teatral dhe kinematografik. Edhe një herë ngushëllime për familjen!”