Presidenti Topi ne Sofren Pukjane

Presidentit të Republikës Bamir Topi i është rezervuar të dielën një pritje shumë e ngrohtë në Pukë, ku ishte për të marrë pjesë në aktivitetin e përvitshëm të Sofrës Pukjane 2011, që po zhvillohet për të katërtin vit radhazi.
Në qendër të qytetit kreu i shtetit u prit në një atmosferë të përzemërt dhe festive nga ideatori dhe organizuesi i “Sofrës Pukjane” Arjan Ndoi, nga intelektualë, artistë dhe qytetarë të shumtë që ishin mbledhur me këtë rast.
Pasi vizitoi "Ekspozitën etno-kulturore" të qytetit verior, Kryetari i Shtetit mori pjesë në aktivitetin e përvitshëm “Sofra Pukjane 2011”, në koncertin e madh festiv me këngë dhe valle popullore dhe karakteristike të trevës, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës "Eqerem Çabej".
Me këtë rast u zhvillua edhe ceremonia e dekorimit të dy personaliteteve të njohura të Pukës, mjekut Elez Rrust Selimi me urdhrin “Mjeshtër i Madh”, dhe Mark Dodë Alias (pas vdekjes) për aktivitetin e tij patriotik dhe anti-komunist.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Rama: Tirana, i vetmi kryeqytet në botë pa shesh
Me vijimin e punimeve nga Bashkia e Tiranës për hapjen së shpejti të qarkullimit në sheshin «Skënderbej» si dhe ndryshimin e planit për sheshin ka reaguar ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Bashkia jep lejen e shfrytezimit per 124 objekte
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka dhënë lejen e shfrytëzimit për 124 objekte, ku nuk përfshihen ato objekte që rezultojnë me shkelje në projekt apo shtesa katesh, por thjesht janë vonuar, sipas Bashes, për shkak të procedurave burokratike. Ambientalistët kundër importit të mbetjeve
Ambientaliste, profesorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit janë mbledhur në një takim për të diskutuar mbi avantazhet dhe problemet që mbart mbi vete projektligji për menaxhimin e mbetjeve, ku futet edhe pjesa e importit Kapshticë, shtohet numri i turistëve
Rritja e levizjes se qytetareve ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ka shenuar nje fluks teper te madh gjate ketij viti. Belsh, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje
Inspektoriati i Ndërtimit ka bere një aksion në qytetin e Belshit, duke shembur objektet informale të ndërtuara që prej viteve 90’.
Lajmet kryesore
Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Mazhoranca : Rama të kërkonte ndjesë. Rama : Reagim brutal
FMN: Të rritet taksa e sheshtë dhe kontributet
Rama: Tirana, i vetmi kryeqytet në botë pa shesh
Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese