Tryeza e drejtesise PD Propagande

Deputetët demokratë të Komisionin Parlamentar të Ligjeve lëshojnë një mori akuzash mbi nismën e kolegëvë socialistë për reformën në drejtësi, të zhvilluar të premten.
Dy ditë më pas, të dielën, në një deklaratë për shtyp të shpërndarë me e-mail nga zyra e shtypit e Kuvendit, demokratët thonë se aktiviteti i kolegëve socialistë ishte një veprimtari propagandistike.
Sipas demokratëve, Edi Rama duhet t'u kishte kërkuar fillimisht ndjesë shqiptarëve për bllokimin mbi 3-vjecar që i ka bërë cdo reforme në drejtësi. Vetëm në këtë rast kjo do të kishte qenë një ngjarje shpresëdhënëse sipas tyre.
Demokratët akuzojnë kryetarin Reforma parlamentareOmari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim Reforma zgjedhore Wollfarth: Bashkëpunim mes palëve e socialistëve se po pengon qartazi procesin e reformave. Kësaj here nëpërmjet atyre që demokratët i cilësojnë si vegla të socalistëve në gjirin e drejtësisë: gjyqtari i Gjykates se Lartë, Ardian Dvorani dhe prokurori i Apelit në Prokurorinë e Pergjithshme, Shkelqim Hajdari. Demokratët e cilësojnë praninë e këtyre dy zotërinjve si shfaqje te nënshtrimit grotesk të përfaqësuesve apo organeve të drejtësisë.
Deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve e mbyllin deklaratën e tyre duke thënë se reforma bëhet në Kuvend, atje ku zoti Rama nuk është prezent.
Kryetari i socialistëve Edi Rama, në një reagim të tijin e cilëson këtë një reagim brutal të deputetëve demokratë. Megjithatë, thotë Edi Rama në reagimin tij, Partia Socialiste do të vazhdojë politikën e dorës së shtrirë për të bërë të mundur integrimin e vendit. Zoti Rama thotë se rezultatet e tryezës do të publikohen së shpejti, me kontributet e zgjeruara të të gjithë pjesëmarrësve.
Të premten deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve organizuan tryezën "Drejtësia në sfiden e Integrimit". Përvec kryetarit të shoqatës së prokurorëve, Shkëlqim Hajdari dhe përfaqësuesit të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë Ardian Dvorani, ftesës së socialistëve iu përgjigjën pozitivisht Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përfaqësitë e Bashkimit Europian dhe të OSBE-së në Tiranë, misionet Euralius apo OBDAT, apo edhe kryetari grupit parlamentar të LSI, deputeti Lefter Koka.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Programin e kemi
Edi Rama - Më tërhoqi vëmendjen një shkrim i dikujt që ia çmoj finesën e të menduarit, ia dëgjoj me vëmendje edhe qortimet. “Demokracia e brendshme” e partive dhe pushteti i pakufizuar i kryetarëve
Bajram Peçi - Zgjedhjet e reja për organet drejtuese në Partinë Socialiste, më japin rastin që nëpërmjet këtij shkrimi, të shtroj pyetjen, - sa demokraci ka në vendin tonë, në Shqipëri? Për të mos lodhur lexuesit me përsiatje të tejzgjatura, po i përgjigjem kësaj pyetjeje që në krye të herës. Ne jemi një vend, ku partitë ushtrojnë një demokraci të brendshme, me kufizime që dëmtojnë përmbajtjen e për rrjedhojë, pasojnë në vendosjen e institucioneve shtetërore gjysmë demokratike. Ky është një mendim i imi, çka nuk është e thënë të përkojë me idetë e qëndrimet e një mori politologësh në zë që ka sot Shqipëria në gjirin e saj. Për këtë shkak, detyrimi im më i parë është të shpjegoj për lexuesin se përse është gjysmë demokratik e jo i plotë? Pse gjysma e parë, ajo që i përket demokracisë, është aspiratë që shprehet përmes ligjeve demokratike dhe gjysma e dytë, që nuk është demokraci, është veprimtari konkrete. Aleanca Kuq e Zi: Censusi të shpallet i pavlefshëm
Aleanca Kuq e Zi mbajti një konferencë për shtyp mesditën e së dielës, gjatë së cilës denoncoi regjistrimin e popullsisë si abuziv, kërkoi shpalljen e tij si të pavleshëm dhe akuzoi qeverinë për falsifikimin e të dhënave. Rama-Blushi, kafe në diell
Duke përfituar edhe nga moti relativisht i përshtatshëm për të konsumuar një kafe në ambient të hapur, lideri opozitës Edi Rama ka zhvilluar një takim të gjatë me deputetin Ben Blushi, një prej zërave kritikë në gjirin e së majtës. Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Në qarkun e Beratit, kryeministri Sali Berisha inauguroi disa investime publike në fshatrat Lapardha dhe Sinjë, nga ku ka folur edhe politikisht duke kundërshtuar propozimet e opozitës për heqjen e TVSH-së në disa artikuj jetik për qytetarët.
Lajmet kryesore
Presidenti Topi në "Sofrën Pukjane"
Rezervohet pritje e ngrohtë për kreun e shtetit
FMN: Të rritet taksa e sheshtë dhe kontributet
Rama: Tirana, i vetmi kryeqytet në botë pa shesh
Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese