Presidenti Topi në Stamboll për Konferencën e Liderëve
Share
Kreu i shtetit Bamir Topi u nis sot për një vizitë në Turqi, me ftesë të Kryetarit të Bordit Drejtues të Universitetit Ajdën të Stambollit, njëkohësisht dhe President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS), Mustafa Ajdën.
Ai do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve që do të zhvillohet në Stamboll ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të lartë shtetesh dhe drejtues universitetesh nga Evropa e Azia.
Presidenti Topi do të mbajë në këtë konferencë edhe një ligjëratë me temë: Transformimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit në drejtim të zhvillimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushat arsimore dhe kulturore me Shqipërinë.