E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shqipëria nuk po e merr statusin për shkak të sherreve mes PD-së dhe PS-së

Share

Ilir Meta po ben gjithcka qe te shfajesoj veten dhe emrin qe mban partia e tij e Integrimit, qe ne fakt ne keto dy vjet ka shkaktuar rrezimin dy here te statusit per kandidat ne BE. Sot ai ka thene se shkak u be kriza politike dhe mungesa e dialogut pozite-opozite, por harroi se shkaku kryesor i cituar nga Fyle, BE, Kukan, Svoboda, PE dhe KiE ishte pikerisht ai dhe drejtesia e munguar dhe e blere qe i dhane atij pafajesine per videopergjimin e skandalit. Nese Ilir Meta do te denohej nga gjykata, qofte edhe nje euro, shqiptaret do i ishin gezuar marrjes se statusit kandidat, sepse BE do vleresonte lart denimin e nje zyrtari madhor te vendit per korrupsion. Por Berisha e ruajti Meten dhe Meta po perpiqet te beje lojera te tjera fjalesh per te vene ne gjume popullin me sjelljen e tij prej antipatiku politik. Ndryshe do i duhet te nderroje emrin e partise se Integrimit ne te çintegrimit te vendit.

Për më shumë dialog politik ka apeluar kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në një prononcim për mediat nga Parku Arkeologjik i Antigonesë, ku ishte i ftuar për të festuar së bashku me Lëvizjen Rinore për Integrim Ditën e Verës.

Meta ka theksuar se përveç dialogut, Shqipëria i ka përmbushur detyrimet për të marrë statusin e vendit kandidat. Zhvillimet politike kërkojnë më shumë dashuri. Edhe nëse kjo do të jetë e vështirë, të paktën dialogu nuk është i pamundur. Është mirë që Shqipëria të hedhë atë hap që duhet ta kishte hedhur prej 2-3 vitesh, të marrjes së statusit të vendit kandidat, sepse i vetmi problem ka qenë mungesa e dialogut politik dhe disa reformave që kanë në bazë këtë dialog, pasi në kriteret e tjera Shqipëria i ka plotësuar mendoj të gjitha ato kërkesa që janë vendosur nga ana e Komisionit Evropian, është shprehur Meta.

Gjithashtu kreu i LSI-së ka vlerësuar arritjen e konsensusit për Gjykatën Administrative, të cilin e ka cilësuar si të vonuar, por të nevojshëm. Ngritja e Gjykatës Administrative ishte e votuar, por më mirë vonë se kurrë, ka theksuar më tej ai. I shoqëruar nga deputeti i qarkut Gjirokastër, Vangjel Tavo, Meta përveç festimeve ka kryer takime edhe në disa zona, si në Dropull dhe në Libohovë. /Ama News

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›