Halimi: PS, hipokrizi me ish të përndjekurit. Të kërkojë falje për krimet
Share
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Socialiste në drejtim të qeverisë, së është duke mashtuar ish të përndjekurit. Sipas Halimit, i gjithë shqetësimi i PS-së është hipokrizi. Ai ka kërkuar nga kjo e fundit, që të kërkojë falje për krimet e komunizimit.
Loja e PS-së me ish të përndjekurit është hikoprikte. PS duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer ndaj tyre. Për 8 vite sa ishte në pushtet, PS dha zero lekë për të përndjekurit. Mes PD-së dhe ish të përndjekurve ka dialog konstruktiv. Në Ministrinë e Drejtësisë janë paraqitur 21 mijë kërkesa për dëmshpërblim, nga të cilat janë miratuar 11 mijë e 500, ka thënë Halimi për News 24.