E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi ne diten e 3-te te vizites ne Itali

ITALI- Takimi me kreun e bashkise se Firences Mateo Renci ishte pjese e axhendes se presidentit Topi ne diten e trete te vizites se tij ne Itali. Ne takim ishin te pranishem gjithashtu edhe Prefekti Paolo Padoin dhe Presidenti i Rajonit te Toskanes Enriko Rosi.

Bashkebiseduesit vleresuar nivelin e marredhenieve politike ekonomike dhe shoqerore mes dy vendeve. Duke e konsideruar Italine si aleatin strategjik dhe nje mbeshtetese te Shqiperise ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Europian kreu i shtetit shqiptar theksoi se Shqiperia dhe Italia jane jo vetem dy vende fqinje por edhe partnere ne shkembimet ekonomiko-tregtare si dhe ato kulturore. Me tej Topi i njohu te pranishmit ne takim me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi dhe reformat ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike fuqizimit te kuadrit ligjor si dhe permiresimit te klimes se biznesit ne vend.

Presidenti Topi beri nje panorame te frymes euro-integruese te krijuar ne Shqiperi pas vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine me BE-ne ku u shpreh se shteti dhe qytetaret shqiptaret jane te ndergjegjshem per sfidat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky vendim. Nga ana e tyre autoritetet me te larta vendore te Firences dhe Rajonit te Toskanes vleresuan viziten e Kreut te Shtetit shqiptar si te nje rendesie te vecante per zhvillimin e marredhenieve ne te gjitha fushat mes dy vendeve duke nenvizuar rolin e rendesishem te emigranteve shqiptare ne Itali. Ne takime u theksua rendesia e rritjes se pranise se investitoreve italiane ne vendin tone.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›