Presidenti Topi ngushëllon Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu për viktimat e tragjedisë në lumin Tisa.

25 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në të cilin thuhet:
“I dashur mik!
Me keqardhje dhe hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike në lumin Tisa ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë! Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t’Ju përcjell Ju si Kryetar i Shtetit të Kosovës dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë!
Ju lutem, pranoni zoti President, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë e të palëkundur të mbarë popullit shqiptar në këto çaste të rënda të kësaj tragjedie njerëzore!” - përfundon mesazhi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.