Presidenti Topi ngushëllon familjarët e deputetit të Shkodrës, Gëzim Dibra

13 gusht 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite, ngushëllon familjarët e deputetit të Partisë Demokratike të Qarkut të Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë, Gëzim Dibra, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 55-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme:
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Gëzim,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gëzim Dibra, i cili me përkushtim e dinjitet jetoi dhe punoi duke u shërbyer interesave të qytetarëve shkodranë dhe të mbarë popullit shqiptar.
Më lejoni që në cilësinë e Kreut të Shtetit, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
Në këtë ditë të vështirë për familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin e të punojnë me Gëzimin, ndaj me ju edhe vlerësimin e lartë për personalitetin e tij të shquar si një njeri me vlera të spikatura qytetare, për integritetin dhe ndershmërinë si sipërmarrës i suksesshëm dhe për angazhimin e tij të përgjegjshëm politik në radhët e Partisë Demokratike e në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke ju gjendur shpirtërisht pranë në këto çaste të rënda, shpreh besimin se jeta dhe vepra e Gëzim Dibrës do të ruhen përherë me respekt e krenari në kujtesën e shqiptarëve, sidomos të qytetarëve shkodranë!”