Presidenti Topi nis vizitën në Turqi

Presidenti i vendit Bamir Topi ka nisur vizitën zyrtare në Turqi,me ftesë të Presidentit turk, Abullah Gyl. Gjatë kësaj vizite Presidenti i Topi do të zhvillojë bisedime me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, Presidentin e vendit, Abdullah Gyl, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Agjenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse. Gjatë vizitës treditore kreu i shtetit do të shoqërohet nga Zëvendësministri i Punëve te Jashtme, Selim Belortaja si dhe Kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka. Më herët në një njoftim të zëdhënësit të presidenti turk thekohej se në qendër të takimeve mes dy presidentët do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet në rajon.