E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baroneshen Helen Hejman.

20 shtator 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot ne Presidence Kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar Baroneshen Helen Hejman dhe delegacionin qe e shoqeron gjate vizites zyrtare ne vendin tone. Ne takim ishin te pranishem edhe Ambasadoret e Jashtezakonshem dhe Fuqiplote ne vendet respektive zonja Fiona Mekiluam dhe zoti Zef Mazi.

Pasi i uroi mireseardhjen Presidenti Topi shprehu kenaqesine e vecante te ketij takimi dhe vleresoi lart pervojen e gjate e te suksesshme politike te zyrtares se larte britanike. Duke vene ne dukje marredheniet e shkelqyera midis Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar Kreu i shtetit shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e fuqishme qe i eshte dhene Shqiperise nga nje vend tradicionalisht mik dhe aleat dhe nje partner strategjik ne mbarevajtjen e proceseve integruese dhe konfirmoi ne kete menyre vullnetin e popullit shqiptar per te vazhduar ne kete drejtim.

Me tej Presidenti Topi beri nje pershkrim te situates aktuale ne vend te zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi dhe te arritjeve ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike dhe te pavaresise se tyre si dhe te shtetit te se drejtes. Duke e njohur Baroneshen Hejman me disa prej arritjeve me te rendesishme te vendit tone ne rrugen e reformave integruese te Shqiperise ne Bashkimin Evropian Kryetari i shtetit nenvizoi faktin se permbushja e standardeve integruese eshte nje detyrim por edhe domosdoshmeri per shtetin shqiptar ne sherbim te interesave madhore te popullit shqiptar dhe ne funksion te nje te ardhmeje te sigurt e me prosperitet. Ne kete kontekst Presidenti theksoi rendesine e bashkepunimit shumeplanesh mes dy vendeve tona por dhe parlamentar dypalesh si dhe me strukturat e tjera institucionale sidomos tashme kur shqiptaret po punojne dhe shpresojne ne liberalizimin sa me te shpejte te procesit te vizave. Presidenti nenvizoi faktin se ky do te ishte nje hap i rendesishem jo vetem per intensifikimin e metejshem te bashkepunimit te ndersjelle ne shume fusha te rendesishme mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar si ne rritjen e investimeve dhe shkembimeve tregtare por per ne do te ishte dhe nje shtyse e forte drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Dhomes se Lordeve ne Britanine e Madhe Baronesha Hejman pasi vleresoi rolin moderator dhe pozitiv te Presidentit Topi ne garantimin e Kushtetutes dhe te pavaresise se institucioneve demokratike e kushtetuese e siguroi Kreun e shtetit shqiptar mbi mbeshtetjen e vazhdueshme e te palekundur te Mbreterise se Bashkuar per vendin tone per forcimin dhe thellimin e demokracise shqiptare per sistemin e drejtesise dhe institucionet e pavarura kushtetuese. Baronesha Hejman shprehu besimin e plote ne integrimin se shpejti te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe theksoi rendesine e nje dialogu politik dhe te nje demokracie funksionale e institucionale ne kete drejtim.

Gjithashtu te dy personalitetet e larta ndane te njejtin mendim persa i perket realitetit me te qete dhe te qendrueshem ne Ballkan pas krijimit te shtetit te ri e te pavarur te Kosoves dhe rendesise se bashkepunimit gjitheperfshires mes vendeve te rajonit pa perjashtim me synim integrimin e plote ne gjirin e familjes evropiane dhe strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›