E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjese ne New York ne takimin Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne celjen e punimeve te takimit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ne seline e Kombeve te Bashkuara ne New York.

Ne diskutimet e tyre lideret boterore dhe organizatave nderkombetare u ndalen ne sfidat qe njerezimi ka perpara objektivat e percaktuara per kapercimin e ketyre sfidave dhe bashkepunimin mes vendeve per perballimin e tyre.

Gjate kesaj seance Kryeministri Berisha u takua me personalitete boterore. Kryeministri pati nje sere takimesh bilaterale ku nder te tjere u takua me Kryeministrin belg Yves Leterme Kryeministrin bullgar Boyko Borissov me Kryeministrin e Portugalise Jose Socrates dhe me Kryeministren e Bangladeshit.

Kryeministri Berisha zhvilloi dhe nje takim me Presidentin e Turqise Abdullah Guumll me Presidentin Timorit Lindor Jose Ramos-Horta si dhe me drejtues te delegacionit te Kenias. Kryeministri Berisha u takua dhe me ministrin e Jashtem te Spanjes dhe me ministrin e Jashtem te Arabise Saudite.

Ne keto takime Kryeministri u fokusua ne njohjen e republikes se Kosoves.

Kryeministri Berisha do te mbaje diskutimin e tij ne seancen e dates 22 shtator dhe ne fjalen e tij do te fokusohet ne shembullin e Shqiperise ne perballimin e sfidave dhe ne perpjekjet dhe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per arritjen e objektivave te mijevjecarit te vendosura nga OKB.

Kryeministri Berisha ndodhet ne nje vizite disa ditore ne New York per te marre pjese ne hapjen e punimeve te sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Gjate qendrimit te tij ne New York Kryeministri do te vazhdoje takimet me homologe dhe personalitete boterore me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane dhe perfaqesues te diaspores te cilet kane dhene e japin kontribut ne shoqerine amerikane.


20/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›