Feith ka shpresë në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën, Pieter Feith, tha të martën para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Evropës, se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të hap mundësi për shtimin e kontakteve ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Ai tha se beson që Beogradi dhe Prishtina duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të diskutuar për çështjet praktike, të cilat kanë interes të përbashkët që t’i zgjidhin.
Në takimin e tretë me Komitetin për politikë të Jashtme, që kur ka marrë detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Feith tha se të dyja palët kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në dialog.
Duke iu referuar situatës në veriun e Kosovës, Feith tha se ajo është e paqëndrueshme dhe e karakterizuar nga stagnimi ekonomik dhe një administratë e korruptuar.
Ai tha se Kosova është një hapësirë unike dhe shpalosi dy objektiva për veriun e Kosovës: njëra, qasja thelbësore e autoriteteve të Kosovës duke ofruar përmirësim të vërtetë duke shtrirë një qeverisje lokale efikase dhe e dyta pranimi dhe pjesëmarrja vullnetare e të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës.
Por, Feith tha se bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi për t’i bër ëtë gjitha palët së bashku.
Duke folur për një periudhë të ardhshme, Feith vlerësoi lartë zgjedhjet lokale të organizuara në Kosovë dhe posaçërisht pjesëmarrjen e serbëve lokalë në Kosovë duke e vlerësuar këtë si hap drejt ndërtimit të një vendi demokartik dhe shumëkombësh.
“Përkundër kompleksitetit dhe pengesave të shumta në krijimin e qeverisjes demokartike lokale, unë jam i bindur se zgjedhjet lokale vendosin asgjë më pak se një qasje në vendosjen e një themeli të një shoqërie shumëkombëshe funksionale”, tha Feith.
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së tha se zhvillimi ekonomik i Kosovës vazhdon të mbetet i zbehtë dhe kërkoi reforma të thella në fushën ekonomike dhe fiskale dhe një menaxhim të mirë afatgjatë.
“Pengesat më të mëdha për investimet e huaja aq të nevojshme, janë çështje të ndërlidhura me qeverisje të dobët, korrupsion të përhapur dhe shkelje të rendit dhe ligjit."
"Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar vullnetin e tyre të pakompromis për të marrë rolin udhëheqës në adresimin e këtyrë çështjeve”, tha Feith.
Ai vlerësoi se janë ndërmarrë disa hapa pozitiv në këtë drejtim me krijimin e organizmave kundër korrupsionit por tha se veprime të mëtejme ende duhet të bëhen.
“Vetëm një përparim i vërtetë në këto fusha do ta transformojnë imazhin e Kosovës”, tha Feith.
Sipas tij korrupsioni, edhe në nivel të lartë, është zbrapsur me hapat e fundit të ndërmarrë nga EULEX-i.
Ai tha se Kosova është një sfidë evropiane por gjithashtu edhe një sukses i mundëshëm evropian…
“Është bërë shumë herë e qartë se BE-ja e cilëson Kosovën dhe rajonin si punë të saj. Evropa ka të gjitha mundësitë, diplomatike, ekonomike e teknike për të ofruar përparim”, tha Feith përpara Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Evropës.
(BBC)