Bisedimet teknike, nisin në vjeshtë?

Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit mund të fillojnë në shtator, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta shpallë opinionin rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka shkruar të hënën e përditshmja beogradase “Blic”, e cila njofton se këto negociata do të jenë statusore, e jo bisedime teknike.
Gazeta Express, duke u thirrur në burime ndërkombëtare, ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta shpallë opinionin për Kosovën më 22 korrik. Derisa gazeta “Blic”, duke u thirrur në “burime të mirinformuara” , ka radhitur kronologjinë e ngjarjeve për Kosovën që do të ndodhin gjatë vjeshtës në Bruksel dhe New York.
“Më së largu deri në shtator (kur përfundon kryesimi i Libisë dhe fillon mandati i Zvicrës, e cila është më pak e orientuar drejt interesave serbe), Asambleja e Përgjithshme e OKB’së do të diskutojë për mendimin e Gjykatës së Drejtësisë”, ka shkruar gazeta.
“Serbia do të përpiqet të ndikojë që të miratohet një rezolutë e re për Kosovën, ndërsa pret një debat serioz në të cilën shtete të caktuara do të kërkojnë hapjen e negociatave për statusin”, thuhet më tej në artikullin e gazetës serbe.
“Blic” shkruan se gjatë shtatorit, Këshilli i Sigurimit do të tentojë të miratojë një rezolutë për Kosovën, por theksohet se shanset për ta bërë këtë janë të vogla.
Sipas kësaj të përditshmeje të Beogradit, një përpjekje tjetër gjatë vjeshtës për Kosovën do të bëhet edhe nga Bashkimi Europian, në takimin vjeshtor të Këshillit të Ministrave, gjatë debatit rreth kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Po ashtu dhe debat i mundshëm rreth mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën si dhe thirrje për Prishtinën dhe Beogradin që të fillojnë negociatat”, ka shkruar “Blic”.
Çështja e bisedimeve me Serbinë në Prishtinë shtrohet ndryshe. Autoritetet kosovare shprehen të gatshme të bisedojnë me Beogradin, por vetëm rreth çështjeve të ashtuquajtura teknike.
Ditëve të fundit, në Kosovë pushteti dhe opozita kanë folur për mundësinë e krijimit të një mekanizmi në të cilën do të përfshiheshin bashkë për të negociuar me Serbinë.
Sipas deklaratave që janë bërë deri më tani, ky mekanizëm pritet të krijohet shpejt. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë ditë më parë për Express se ky krijimi i këtij mekanizmi do të diskutohet.
“Ideja tani është dhënë, është në eter. Tani është koha e disenjimit të asaj ideje ose, siç thotë populli, do ta vëmë në tavolinë idenë, ta disenjojmë, ta bisedojmë më tutje. Nuk pres që një punë e tillë të ndodhë shumë shpejt. Ende jemi në fazën e përgatitjes së opinionit, por nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Kuçi.
Sido që të jetë, Presidenti Fatmir Sejdiu, të hënën, ka përsëritur edhe një herë se me Serbinë nuk do të ketë negociata për statusin. Presidenca e Kosovës ka lëshuar një kumtesë pas një takimi të Sejdiut me një delegacion të NATO’s.
“Republika e Kosovës është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira edhe me Republikën e Serbisë, por gjithmonë në raport të dy shteteve të barabarta. Ka një varg çështjesh për të cilat mund të bisedohet me Serbinë, por ka theksuar se asnjëherë nuk do të bisedohet për çështjen e statusit të Kosovës, për integritetin e saj territorial, që është një çështje e mbyllur njëherë e përgjithmonë”.
Mundësinë e negociatave për status e ka mohuar edhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith. Në një intervistë për FoNet, të publikuar të dielën, Feith ka thënë se mendimi këshillëdhënës i GJND’së ofron mundësi për dialog konstruktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por ai ka thënë se çështja e statusit nuk do të hapet.
“Si përfaqësues civil ndërkombëtar, duke folur në emër të vendeve që e kanë njohur Kosovën, më duhet të theksoj se nuk do të jetë e mundur që sërish të hapet çështja e statusit, ndërsa dialogu i mëtutjeshëm nuk duhet të ketë për qëllim ndarjen e Kosovës. Ekzistojnë vija të kuqe të caktuara, të cilat duhet të kihen në mendje”, ka thënë Feith.