E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset për në Qipro për të marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar për Paqen: “Qytetërimi i Paqes: Besime dhe Kultura në Dialog”.

15 nëntor 2008

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të një delegacioni zyrtar është nisur sot për në Qipro, ku është ftuar të marrë pjesë në Takimin Ndërkombëtar për Paqen: “Qytetërimi i Paqes: Besime dhe Kultura në Dialog”, i cili do të mbahet në Nikosia, në datat 16-18 nëntor 2008.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, ku do të trajtohen tema të rëndësishme lidhur me paqen në botë, ruajtjen e kulturave dhe besimeve fetare, shmangien e konflikteve dhe krijimin e dialogjeve të qëndrueshme mes popujve, do të marrin pjesë krerë shtetesh, personalitete të larta të UNESCO-s, të besimeve fetare, pedagogë universitetesh, teologë etj.

Gjatë punimeve të konferencës, Presidenti Topi do të përqendrojë diskutimin e tij mbi paqen në Mesdhe dhe sfidat e bashkëjetesës.

Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari i Shtetit shqiptar pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me personalitetet më të larta të shtetit qipriot, me Presidentin e Republikës së Qipros, Dimitris Hristofias, drejtues të lartë kishtarë, homologë, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›