Presidenti Topi përfundon vizitën zyrtare në Gjermani.

7 prill 2010
Berlin
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, përfundoi sot vizitën dyditore zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të homologut të tij, Dr. Horst Këlerit.
Gjatë kësaj vizite të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Kreu i shtetit shqiptar shoqërohej nga një delegacion i përbërë nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, Zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, nga deputetë dhe ish-deputetë, nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit.
Gjatë takimit me Presidentin gjerman, Këler, Kreu i shtetit shqiptar diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë në rrugëtimin integrues të Shqipërisë në strukturat evropiane si dhe për liberalizimin e regjimit të vizave, për mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të këtyre marrëdhënieve në fusha të ndryshme. Në këtë kuadër Presidenti Topi e ftoi Presidentin Këler për një vizitë zyrtare në Shqipëri, dhe homologu i tij gjerman e pranoi me kënaqësi këtë ftesë.
Një etapë tjetër e rëndësishme e vizitës së Kreut të Shtetit shqiptar, i cili shoqërohej nga një grup mjaft dinjitoz sipërmarrësish të suksesshëm shqiptarë, ishte edhe pjesëmarrja dhe përshëndetja në Forumin e përbashkët gjermano-shqiptar të biznesit. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Presidenti Topi vuri në dukje ndryshimet rrënjësore që ka pësuar vendi ynë gjatë këtyre dy dekadave duke u shndërruar në njërin prej vendeve më tërheqëse për investitorët e huaj, me ekonomi të qëndrueshme, sidomos me lehtësitë fiskale dhe legjislative, me sigurinë e institucioneve si dhe fushat e ndryshme të ekonomisë e industrisë ku mund të zgjerohen e të thellohen më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me investitorë seriozë siç janë ata gjermanë.
Në këtë aspekt, Presidenti Topi pati edhe një darkë pune me përfaqësues të bordit drejtues të Dhomës së Tregtisë për Evropën Lindore, të kryesuar nga personaliteti i njohur i botës politike dhe ekonomike gjermane, zotin Bodo Ombah.
Sot në mesditë, Presidenti Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin zyrtar që e shoqëron, përfundoi vizitën në Republikën Federale Gjermane.