Përshëndetja e Presidentit Topi në Konferencën shkencore ndërkombëtare: “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektiva”

19 qershor 2010
Podgoricë, Mal i Zi
I nderuar President Vujanoviç,
Të nderuar zotërinj Ministra të Mjedisit respektivisht të Shqipërisë dhe Malit të Zi,
I nderuar Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi,
I nderuar Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,
Të nderuar studiues, zonja e zotërinj,
Është një moment, të cilin e kam pritur me padurim për të ardhur e për t’u takuar së bashku e për të diskutuar rreth një çështjeje, e cila ka në vetvete shumë dimensione. Para pak minutash, në një takim të ngushtë me mikun tim Vujanoviç dhe kryetarët e Akademive së Shkencave, diskutuam se sa të larmishme janë këndvështrimet kur bie fjala për Liqenin e Shkodrës.
Së pari, politikanët e të dy vendeve do ta shikonin si një mundësi të jashtëzakonshme për të rritur komunikimin, mundësitë e kontakteve, rritjen e dialogut politik. Ekonomistët do ta shikonin si një mundësi të jashtëzakonshme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të kësaj treve kaq të rëndësishme që ka të bëjë me dy vendet tona tradicionalisht mike. Studiuesit do ta shikonin nga ana e tyre në disa këndvështrime. Bilogët do ta shikonin mundësinë e studimit të biodiversitetit, mundësinë e lehtësimit për të vendosur ekuilibrat e domosdoshëm midis veprimtarisë së njeriut dhe natyrës. Biznezi, mediat dhe turizmi do ta shikonin si një mjedis shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Ndërsa, njerëzit nga ana e tyre, do ta shikonin si një mundësi shumë të mirë për të jetuar në këtë zonë. Punonjësit apo krijuesit e veprave inxhinierike do ta shikonin si një mundësi për të studiuar, për të rregulluar një ekuilibër, i cili nuk është vetëm natyror, por është një ekuilibër që duhet të ekzistojë domosdoshmërisht midis veprimtarisë njerëzore dhe natyrës. Jo pa qëllim thashë që nëse do të merrni në konsideratë këtë larmi të rëndësishme, vetëm në Liqeni i Shkodrës me Pellgun ujëmbledhës, që ka të bëjë me këtë ekosistem të jashtëzakonshëm do të ishin realizuar shumë disertacione. Unë padyshim do të doja të falenderoja të dy Kryetarët e Akademive respektive të Shkencave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët u bënë iniciatorë të këtij takimi! Dëshiroj të falenderoj mikun tim Filip Vujanoviç, i cili e bëri të lehtë realizimin e këtij takimi dhe u takon studiuesve, të cilët do të përfshihen në diskutimet dhe debatet e tyre shkencore, për t’i dhënë përgjigje ndoshta atyre pyetjeve që mund t’u jipet përgjigje për momentin, por më e rëndësishmja që të përcaktohet një perspektivë e qartë e një zonë, e cila nuk duhet parë si një mundësi e thjeshtë eko-turistike, por edhe si një mundësi reale për të zhvilluar shumë aktivitete, që domosdoshmërisht duhet të jenë në ekuilibër të plotë.
Të nderuar Akademikë,
Liqeni e Shkodrës përbën jo thjesht një pikë takimi fizike të trevave që kufizojnë atë. Ai është një bashkim i kulturave dhe historisë së dy popujve, të cilët sot më shumë së kurrë kanë bashkuar edhe aspiratën e tyre për t’u integruar duke dhënë shembullin e shkëlqyer të fqinjësisë së mirë.
Shkëmbimet midis trevave dhe banorëve të këtij rajoni, të lidhura ngushtë me qytetin historik të Shkodrës, kanë qenë tradicionalisht të njohura, por nxitja, zhvillimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve dhe sidomos atyre turistike, mendoj se duhet të jenë një përparësi për të gjitha strukturat e të dy vendeve tona. Aktualisht, turizmi përbën ndoshta mekanizmin më efikas për njohjen, pasurimin, vlerësimin dhe evidentimin e historisë dhe kulturës së popujve tanë, të cilat domosdoshmërisht nëpërmjet politikave koordinuese dhe nxitëse të mekanizmave bashkëkohorë duhet të zenë vendin e tyre në rrjetin turistik rajonal dhe më gjerë.
Korridoret turistike të këtij rajoni mundësojnë lëvizjen nga perëndimi në lindje, nga jugu në veri. Nga derdhja e Drinit e Bunës, deri në derdhjen e Zetës e Moracës dhe nga Virparzari e deri në Shirokë, ku një popullsi prej gjysmë milionë banorësh, mund të mikpresin një numër disa herë më të madh turistësh nga i gjithë rajoni, Evropa e më gjerë. Kushdo që ka dëgjuar për Shkodrën e Podgoricën, për “jaret shkodrane” apo “melosin dasmor malazez” sigurisht që do të ishte i interesuar që ta prekte vetë këtë realitet kaq të vjetër dhe kaq të veçantë. Kjo pasuri na detyron që të rrisim vëmendjen ndaj rezultateve të pritshme nga turizmi, ta nxisim, por edhe ta mbështesim fort në mënyrën më serioze dhe institucionale.
Ndërkohë dëshiroj të ndalem në një nga vlerat dhe pasuritë më veçanta të këtij rajoni, atë të ekosistemit dhe të biodiversitetit të këtij pellgu jashtëzakonisht të rëndësishëm. Përvoja ime relativisht e gjatë në fushën akademike dhe atë të biologjisë molekulare, më ka dhënë mundësinë e njohurive dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, të cilën kjo Konferencë do ta trajtojë nga pikëpamja shkencore dhe utilitare.
Duke iu kthyer eksperiencës së institucioneve tona, unë besoj që sot është momenti i parë që flitet për Liqenin e Shkodrës. Në respekt të punës së mjaft kërkuesve të institucioneve të dy vendeve tona, në rastin konkret u referohem mjaft kërkimeve dhe studimeve që janë bërë nga studiues shqiptarë në lëme nga më të ndryshmet, do të thoja që ekziston një traditë, e cila duhet ë shërbejë për të rritur cilësinë e punës në funksion të asaj që ne diskutojmë sot, sepse asgjë nuk duhet menduar që fillon nga e para. Pra, respekti për traditën, respekti për të gjithë ata që sot janë këtu dhe janë në vazhdimësi të kësaj pune të domosdoshme për t’u realizuar.
Është e domosdoshme që dy vendet tona jo vetëm të hartojnë projekte e plane të përbashkëta, të shfrytëzojnë financime të ndryshme, që vendet e BE-së ofrojnë me shumë zemërgjerësi, por në mënyrën të shpejtë t’i venë në zbatim, në të mirë të komuniteteve që t’i shfrytëzojnë ato. Gjithmonë ekziston mundësia që institucionet politike t’u drejtohen organizmave ndërkombëtare. Kur gjërat sinkronizohen, kur gjërat bëhen me interes të veçantë, sidomos kur tërheqin edhe vëmendjen e projekteve të ashtuquajtura INTER-REG, atëhere bëhet më i fuqishëm mendimi dhe vendimi për të kërkuar fonde dhe për t’i shfrytëzuar ato në funksion të gjitha atyre që unë sapo thashë.
Të nderuar Akademikë,
Angazhimi dhe kontributi juaj në këtë Konferencë përligj më së miri interesimin e dy vendeve tona, për këtë çështje tepër të ndjeshme, interesante e të rëndësishme, për të cilën është organizuar kjo Konference. Ju falënderoj sinqerisht për nismën!
Ky aktivitet rrit cilësisht numrin e takimeve tona miqësore dhe kontribuon në frymën e raporteve të ngushta mes popujve e vendeve tona. Liqeni i Shkodrës simbolizon fatin e përbashkët që Zoti na ka dhënë të ndajmë në histori e natyrshëm mundësinë për ta ndërtuar së bashku të ardhmen në të mirë të kësaj zone.
Duhet të jemi të vetëdijshëm që kjo rrugë para së gjithash është përafrim standardesh, jo vetëm politike dhe institucionale, por edhe ato të mjedisit, modeleve të shfrytëzimit dhe mbrojtjes së tij, në linjë dhe në përputhje të plotë me modelet e një zhvillimi të qëndrueshëm.
Ne sapo e kaluam një dimër problematik. Sigurisht natyrën nuk e kemi në dorë, por i kemi të gjitha mundësitë që duke iu referuar sutdiusve në radhë të parë, një pune të organizuar dhe parandaluese të institucioneve, një bashkëpunimi reciprok të njerëzve të ditur të dy vendeve tona, ne do të bëjmë të mundur që të jemi jo vetëm parandalues për gjendje të pakëndshme që vijnë nga situata të jashtëzakonshme natyrore, por të japim mundësinë që ky ekosistem vërtet të shfrytëzohet vetëm për mirë dhe të mos na vendosë në situata emergjente sikurse na vendosi pak muaj më parë.
Rritja e nivelit të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit të Bunës mbi kuotat normale, solli përmbytje në dy anët e kufirit. Ky ishte një sinjal i fortë për vendet tona, që pasurinë natyrore që na ka falur bujarisht fati të dimë t’i përdorim e t’i shfrytëzojmë me kujdesin dhe vëmendjen e duhur.
Ndryshimet e konsiderueshme të mikroklimës së rajonit të ndikuara nga ato globale, shtrojnë nevojën që të rikonsiderohen mënyrat e shfrytëzimit, por edhe masat mbrojtëse si të liqenit ashtu dhe të Pellgut ujëmbledhës të Shkodrës, që si nyje hidrologjike është e veçantë dhe sjell sfida për studiuesit.
Koha për shfrytëzime pa kriter, për ndotje të mjedisit, për zgjidhje të çastit, duhet të marrë fund. Besoj se kontributi juaj do të rrisë ndjeshmërinë drejt përmbushjes në vazhdimësi të standardeve bashkëkohore të shfrytëzimit deri sa ajo të bëhen normë e shoqërisë sonë.
Zonja dhe zotërinj,
Për probleme të rëndësishme si këto, përgjigja duhet të vijë nga shkenca, e cila vihet direkt në shërbim të qytetarëve. Përfundimet akademike të përpunuara më tej nga universitetet tona dhe njësitë kërkimore kthehen vetëm në këtë mënyrë jo thjesht në institucione mësim-dhënieje, por nyje të forta kërkimore-shkencore dhe burime të padiskutueshme për politikë-bërësit qendrorë apo vendorë roli, misioni dhe përgjegjësia e të cilëve mbetet kyçe në suksesin e përbashkët të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Ju faleminderit dhe punë të mbarë konferencës!