Presidenti Topi përshëndet punimet e Samitit të 14-të Ekonomik Euro-Aziatik, që po zhvillohet në Stamboll

14 prill 2011
Stamboll, Turqi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili kryeson delegacionin zyrtar pjesëmarrës në punimet e Samitit të 14-të Ekonomik Euro-Aziatik (Forumi i Marmarasë) të Stambollit përshëndeti sot paradite me një fjalë seancën me temë: “Njeriu i mprehtë dhe bashkëkohor. Fitimet dhe humbjet e njëzet viteve të fundit” ku foli për “Arritjet e Shqipërisë pas formimit të shtetit të pavarur”.
Në fjalën e tij Kryetari i Shtetit shqiptar theksoi: “Në një botë që globalizohet përditë e më shumë, takime të tilla, si Forumi i ‘Marmarasë’, dëshmojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit, veçanërisht mbi çështjet energjetike në rajonin e Detit të Zi e më gjerë, si elementë kyç për paqen dhe sigurinë rajonale. Rëndësia e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve, hartimi i projekteve të reja energjetike, ndërthurja e krizave ekonomike me politikën, përballja me terrorizmin, etj., përbëjnë sot sfida të përbashkëta të vendeve tona.”
Më tej Presidenti Topi duke folur për zhvillimet më të fundit ekonomike botërore, Presidenti Topi u shpreh: “Ndërsa në ditët e sotme, pas pranimit të vendit tonë në Aleancën më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë, në NATO: “Shqipëria është e angazhuar t’i bashkohet BE-së për të cilën ka një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit që prej vitit 2009. Shqipëria është anëtare e NATO-s, gjithashtu e OSBE-së, Bankës Botërore, FMN-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, etj. Pas një periudhe stanjacioni të zhvillimit ekonomik, Shqipëria këto dhjetë vitet e fundit ka regjistruar një rritje ekonomike mesatare vjetore 6 për qind; ka një inflacion të shënjestruar në kufijtë 3 plus minus 1 për qind; ka një kurs këmbimi fleksibël; ka një rrjet bankar tregtar të zhvilluar, ku operojnë 16 banka private, me 511 degë në mbarë Shqipërinë dhe një rrjet sigurimesh, të gjitha këto pronësi tërësisht, ose pjesërisht të kapitalit të huaj.
Me qëllim që ekonomitë e vendeve tona të begatojnë duke konsideruar zhvillimet e përmendura më lart, do të desha të theksoj, edhe një herë, rëndësinë e veçantë që ka në këtë kohë bashkëpunimi ekonomik euroaziatik, në kontrast me trazirat politike dhe mungesën e rregullit në rajone të tjera të globit. Në 6 vitet e fundit, ekonomia botërore është rritur më shpejt se çdo herë tjetër në krahasim me 45 vitet e fundit. Vetëm në 25 vitet e fundit kanë dalë nga varfëria më shumë së 350 milionë njerëz, ose shumë më tepër se sa në 100 vitet e fundit. Në 5 vitet e fundit, mesatarja botërore e të ardhurave për frymë është rritur më shpejt se në çdo pikë të historisë së shkruar. Ky fakt na bën optimistë që të punojmë akoma më shumë për të rritur mirëqenien e popujve tanë dhe sigurimin paqes kudo në botë.”
Përsa i përket rolit të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajonin ballkanik, Presidenti Topi, në përfundim të fjalës së tij, theksoi: “Aktualisht Republika e Shqipërisë është një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Vendi ynë, tashmë si një anëtar aktiv i Aleancës euroatlantike, ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë vendet fqinj të saj dhe në veçanti me ato vende ku shqiptarët janë ura solide të miqësisë, si në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, etj. Tashmë vendet tona të Ballkanit Perëndimor kanë flakur tutje epitetin e përçmimit që kanë pasur në shekuj si “fuçi baruti”. Këto vende tani të ardhmen e tyre e shikojnë tek zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve miqësore dypalëshe e shumëpalëshe, si dhe tek integrimi euroatlantik, si rruga e vetme e sigurisë, paqes dhe përparimit të këtij rajoni.”