Presidenti Topi përuron hapjen e Fotoekspozitës “Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”

21 shkurt 2011
Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Qendrës Shqiptare të Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës u hap sot në mjediset e Presidencës Fotoekspozita “Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën”.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm të persekutuar nga regjimi komunist, familjarë të tyre, përfaqësues të Qendrës Shqiptare për Rehabilitim të Traumës dhe Torturës, Leka Zogu II, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se “Demokracia, që ne po përpiqemi të ndërtojmë me aq mund, sakrifica e përkushtim prej më shumë se dy dekadash vërtet që nuk duhet dhe nuk mund t’i ketë themelet e veta mbi harresën, aq më keq mbi orvatjet e dështuara për të shpërndarë dhe justifikuar masën e fajit duke tentuar njehsimin e vuajtësve me xhelatët, të të përndjekurve me inkuizitorët. Ja përse na duhet një fotoekspozitë e tillë, prej së cilës të gjithë ne mund të mësojmë shumë. Ja përse na duhen libra, dokumentarë, muzeume, vepra artistike dhe rrëfime-kujtesë. Ja përse na duhen dëshmi të gjalla të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e internimit komunist dhe përkujtimore të viktimave. Sot më shumë se kurrë”. “Sot më tepër se asnjëherë tjetër, pas njëzet vjetësh në demokraci, pas shembjes së busteve e monumenteve të rreme e të fabrikuara, ne kemi nevojë për të rikujtuar dhe reflektuar. Kemi nevojë për heronj pozitivë të historisë sonë kombëtare, për figura me virtyte të vërteta njerëzore dhe me shpirt të lirë e demokratik, për shembuj, nga të cilët brezi i ri duhet të ndihet krenar e të frymëzohet, duke u mëkuar e rritur me atdhedashuri”, – theksoi Presidenti.
Në vijim të fjalës së tij, duke iu referuar dhe përvojës së kombeve të tjera të përndjekura gjatë rrjedhës së historisë, Presidenti Topi nënvizoi se “shtrembërimi i historisë, harresa apo pluhurosja e qëllimshme e ngjarjeve dhe personazheve historike, është një grackë ku nuk duhet të bihet, pasi kjo do të ishte zvetënim dhe dobësim i ndërgjegjes së një kombi dhe i kujtesës historike të tij.”
“Krimet duhen dënuar, qoftë edhe historikisht. Fajtorët duhen ndëshkuar, qoftë edhe moralisht! Viktimat duhet të prehen në paqe dhe të gjallët duhet të çlirohen një herë e përgjithmonë nga makthet e tyre, të bindur plotësisht që drejtësia është vënë në vend, që falja u është kërkuar sinqerisht. Vetëm në këtë mënyrë, edhe të përndjekurit vetë do të munden të falin me gjithë zemër, do të jenë në gjendje të ringrihen më krenarë se kurrë e të besojnë plotësisht se tempulli i shenjtë i demokracisë dhe institucionet e tij të pavarura mbështeten të palëkundura e të pacënuara nga askush dhe asgjë mbi themelet e forta të mësimeve të vyera, që kemi nxjerrë nga historia dhe e kaluara jonë e hidhur”, – u shpreh Presidenti i Republikës në përfundim të fjalës së tij.
Ndërkohë që në fjalën e tij në këtë veprimtari, ideuesi dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ndër të tjera tha:
“Këta burra dhe gra, u vranë, u pushkatuan pa gjyq, u varën, u torturuan dhe u internuan. Këta liridashës, kishin një amanet-Shqipërinë e lirë dhe demokratike. A duhet që ky amanet të jetësohet në të gjitha aspektet e shoqërisë tonë? Besoj se kjo pyetje nuk kërkon përgjigje. Kjo pyetje kërkon një realitet, kërkon përmbushjen e këtij amaneti. Kërkon ndërtimin e një demokracie reale, demokraci prej të cilës të përfitojnë të gjithë. Vetëm kur kjo të ndodhë, shpirti i këtyre burrave dhe grave do të gjejë paqe, dhe e ardhmja e brezave që vijnë do të jetë në gjirin e kombeve të qytetëruara. Ky është morali që të përndjekurit politik i ofrojnë kombit, kjo është lutja e kahershme dhe e tashme. Kjo është kauza e vetme e drejtë për shoqërinë tonë. Ju falënderoj zoti President! Të përndjekurit politikë besojnë në përpjekjen tuaj për të jetësuar idealet më të larta të demokracisë”.