Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri të Republikës së Koresë në Tiranë, Bae Jang-Han.
12 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Koresë në vendin tonë, Bae Jang-Han, i cili paraqiti Letrat-Kredenciale.
Presidenti Topi pasi shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, vuri në dukje përparimin e ndjeshëm ekonomik dhe rolin e rëndësishëm të Republikës së Koresë për paqen në rajon dhe theksoi nevojën e rritjes së mëtejshme të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
Ambasadori koreano-jugor vërejti se edhe pse dy vendet tona janë larg gjeografikisht, kjo nuk ka penguar zhvillimin e marrëdhënieve biletarale duke përmendur këtu projekte të përbashkëta konkrete në fushën e energjisë, të cilat do të vazhdojnë të zgjerohen edhe më tej në të ardhmen.