Presidenti Topi pret Delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian

8 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Kryetari i Delegacionit për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Delegacioni ndodhet në Tiranë, në kuadër të takimit të 4-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri (SAPC). Në takim ishte i pranishëm edhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.
Pasi përshëndeti mbajtjen e takimit të 4-të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë dhe asistencën e plotë që Bashkimi Evropian, përmes përfaqësuesve dhe strukturave të tij i jep Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në zgjidhjen e situatave që influencojnë drejtpërdrejtë procesin e integrimit evropian të vendit dhe që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë, institucioneve dhe shtetit ligjor, si dhe reformat kyçe. “Ne e konsiderojmë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një proces të bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, i cili nëpërmjet realizimit të reformave është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë”, - u shpreh Presidenti Topi gjatë bisedës.
Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje se dhe kjo vizitë e eurodeputetëve tregon për mbështetjen pa hezitim të komunitetit evropian për vendin tonë, po ashtu na krijon bindjen se angazhimi, vullneti dhe përkushtimi që klasa politike shqiptare pritet të dëshmojë, do të ndikojnë pozitivisht procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Presidenti Topi vlerësoi se “pas dy vjetësh ngërçi politik, perspektiva evropiane ka treguar se është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për ndërtimin e konsensusit ndërmjet klasës politike në vend”. Presidenti i Republikës vlerësoi se ngritja e Komisionit “ad hoc” për Reformën Zgjedhore dhe Grupit të Punës për rishikimin e rregullave të Kuvendit, si dhe votimi në Komisionet parlamentare të disa kodeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, shënojnë zhvillime pozitive që i hapin rrugën zbatimit të 12 përparësive të Komisionit Evropian”, - ndërsa theksoi faktin se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është kthyer në një program pune për institucionet shqiptare, për të avancuar më tej agjendën evropiane.
Nga ana e tyre, Kryetari i Delegacionit për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan dhe eurodeputetët e tjerë të delegacionit të Parlamentit Evropian, shprehën kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi dhe vlerësuan rolin e tij institucional, neutral dhe ekuilibrues si dhe apelet e vazhdueshme në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik mes palëve. Ata ndanë me Kryetarin e Shtetit të njëjtin mendim sa i përket bashkëpunimit politik mes palëve, për të cilin thanë se shpresojnë që të japë rezultatet e duhura në funksion të aspiratave madhore të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë.