E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria lehtëson investimet në sektorin e energjisë së rinovueshme

Këshilli i Ministrave miratoi sot, vendimin për disa shtesa në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore.”  

Synimi i këtij vendimi, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është të nxisë investimet në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Ky vendim propozon aplikimin e tarifës së përdorimit prej 1 euro kontrata, për truallin pronësi publike, për zhvillimin dhe stimulimin e projekteve për ndërtimin e burimeve të reja energjetike.

Me anë të këtij vendimi rregullohen marrëdhëniet e përdorimit mbi truallin në pronësi publike, gjatë zbatimit të projekteve koncesionare në këtë sektor.


02/05/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›