Presidenti Topi pret Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani

20 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, priti sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja.
Pasi uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi me përfaqësues të lartë të drejtësisë të vendit mik, Kosovës, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e një sistemi gjyqësor me institucione profesionale, të paanshme dhe të konsoliduara në pavarësinë e tyre, larg influencave politike.
Duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona, por dhe duke vlerësuar lart rolin e rëndësishëm ligjor dhe konstruktiv të Gjykatës Kushtetuese të Shtetit të Kosovës, Presidenti Topi, në cilësinë edhe të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u shpreh se “megjithëse Kosova është ende një shtet i ri dhe me institucione relativisht të reja, janë të dukshme përpjekjet e saj për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës”.
Kreu i Shtetit, duke u ndalur gjithashtu në çështje të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, shprehu vullnetin dhe angazhimin institucional që, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona në shërbim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve shumë të mira midis institucioneve të drejtësisë të shtetit shqiptar dhe atyre të shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit theksuan në mënyrë të veçantë në këtë takim edhe rëndësinë e hartimit dhe realizimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese të të dy vendeve të konkretizuara përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, një prej të cilave u nënshkrua dy ditë më parë në Tiranë, me qëllim shkëmbimin e përvojave pozitive dhe forcimin e bashkëpunimit reciprok në gjyqësor si dhe intensifikimin e të gjitha raporteve institucionale mes dy vendeve tona.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, falenderoi Presidentin Topi për pritjen e rezervuar, duke siguruar se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të konsolidojë bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe do të punojë akoma më shumë në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës në Kosovë.