E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pret Kryetarin e PDK-së të Kosovës, Zef Morina.

13 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Kryetarin e PDK-së të Kosovës, Zef Morina, që shoqërohej nga Kryetari i PDK-së së Shqipërisë dhe Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Temë qëndrore e bisedës ishte çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Z. Morina e uroi z. Topi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryetarit të Shtetit, si dhe vlerësoi qëndrimet e tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›