E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Republikës Demokratike Popullore të Koresë.

9 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Demokratike Popullore të Koresë, Kim Jong Nam me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin formulon urimet më të mira për lumturi dhe begati.

“Me këtë rast, më lejoni zoti President, që së bashku me falënderimet e sinqerta për mesazhin Tuaj të urimit me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, t’Ju shpreh bindjen time se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të njohin zhvillime të mëtejshme në fushat me interes të ndërsjellë.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›