Presidenti Topi pret Lordin britanik Riçard Best

31 maj 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Lordin britanik Riçard Best, Presidentin e Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC), i cili ndodhet në Shqipëri i ftuar nga Universiteti Amerikan i Tiranës. Në këtë takim Lordi Best shoqërohej nga Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam.
Gjatë bisedës së ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi theksoi se “Britania e Madhe është për Shqipërinë një vend mik dhe një aleate e fuqishme në plotësimin e aspiratave integruese të popullit shqiptar”. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë me Britanisë e Madhe, Kryetari i Shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e Britanisë së Madhe ka dhënë për konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve shqiptare, sidomos për mbarëvajtjen e proceseve integruese euroatlantike të Shqipërisë.
“Pas anëtarësimit të vendit në NATO, Shqipëria gjendet përballë një tjetër sfide të cilën ne kemi bindjen se do e përmbyllim me sukses, sfidën e integrimit në Bashkimin Evropian”, - vuri në dukje Presidenti Topi, duke nënvizuar se “ne jemi të vetëdijshëm për reformat dhe standardet që duhet të përmbushim në këtë drejtim, po aq sa besojmë në mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë për t’ia arritur këtij qëllimi”.
Nga ana e tij, Presidenti i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC), Lordi britanik Riçard Best e falënderoi Presidentin Topi për pritjen dhe vuri në dukje ndryshimet e mëdha pozitive dhe përparimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Lordi Best, pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm e moderator të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, shprehu mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Lordi Best e informoi Presidentin Topi lidhur me projektet e përbashkëta rajonale për të zgjeruar rrjetin e kërkimeve shkencore dhe për t’u dhënë mundësi studentëve shqiptarë dhe nga vendet e tjera ballkanike që të përfitojnë bursa studimi në universitetet britanike. Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi për të gjithë mbështetjen personale dhe institucionale në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme arsmore dhe shkencore, duke nënvizuar “nevojën që ka brezi i ri për t’u arsimuar sa më shumë dhe pajisur me mendësi të hapur e bashkëkohore, në mënyrë që të ndihet vërtet një brez qytetarësh modernë evropianë”.