E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset në Romë për të marrë pjesë në festimet zyrtare me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së Bashkimit të Italisë

1 qershor 2011

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot në mesditë drejt Romës për të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 150-vjetorit të Bashkimit të Italisë dhe të formimit të shtetit italian.

Në festimet madhështore që do zhvillohen në kryeqytetin e vendit fqinj, Romës, më 2 qershor, në Ditën e Festës Kombëtare të Republikës Italiane, janë të ftuar krerë shtetesh e drejtues qeverish të mjaft vendeve të Evropës dhe të mbarë botës, të cilët do të ndjekin nga afër festimet zyrtare që simbolikisht do të shprehin mesazhet e rëndësishme të unitetit kombëtar e të përparimit të shtetit italian.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›