E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Ministrin e Forces se Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota

20 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ministrin e Forces se Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota dhe delegacionin qe e shoqeronte ne kuader te vizites se tij zyrtare ne vendin tone.

Pasi uroi i mireseardhjen Ministrit Mujota Kryetari i Shtetit shprehu kenaqesine per kete takim dhe vleresoi punen e suksesshme te zotit Mujota ne drejtim te njeres prej ministrive te reja e te rendesishme te shtetit kosovar. Ne te njejten kohe Presidenti nenvizoi rendesine e thellimit te bashkepunimit dhe shkembimit te pervojes mes strukturave te ngjashme te dy vendeve tona qe do te ishte nje kontribut me mjaft vlere ne zhvillimin e metejshem te dy vendeve tona dhe te marredhenieve te shkelqyeshme ne mbeshtetje reciproke.

Gjate bisedes Presidenti Topi rikonfirmoi qendrimin se Shqiperia mbeshtet fuqimisht te gjitha perpjekjet e institucioneve kosovare per te realizuar reformat e nevojshme qe do ti mundesonin Kosoves ti bashkohet pjeses tjeter te rajonit ne rrugen e integrimit evropian. Pasi mori urimet e Ministrit Mujota per arritjet ne drejtim te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare Kreu i Shtetit theksoi se Ne kete kontekst ne besojme qe perfshirja e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave eshte nje domosdoshmeri qe do te shmangte krijimin ne Ballkan te ishujve te izoluar per sa i perket levizjes se lire te njerezve.

Ne vijim duke iu referuar situates aktuale ne Kosove Presidenti Topi vuri ne dukje se ne besojme ne pjekurine e klases politike dhe te udheheqjes kosovare per kapercimin e sfidave te ndryshme gje te cilen ajo e ka deshmuar me menyren se si ka perballuar veshtiresite qe nga dita e shpalljes se pavaresise dhe nepermjet fitimit te nje nje pervoje te pasur ne drejtim te ruajtjes se stabilitetit politik ne vend dhe te ngritjes dhe konsolidimit te institucioneve te pavarura demokratike duke nenvizuar gjithashtu bindjen se gjerat do te shkojne ne shtratin e vet demokratik.

Nga ana e tij Ministri i Forces se Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota i shprehu mirenjohjen Presidentit te Republikes per pritjen dhe per te gjithe rolin e tij e te institucioneve shqiptare ne mbeshtetje te vazhdueshme e te gjithanshme te Kosoves. Ministri Mujota pasi beri nje pershkrim te hollesishem e profesional te punes se bere nga Ministria qe ai drejton dhe rreth situates me te fundit ne Kosove ndau te njejtin mendim me Presidentin Topi duke theksuar se kapercimi i gjendjes se krijuar se fundmi ne frymen e percaktuar nga Kushtetuta eshte nje prove per demokracine per shtetin dhe institucionet e Kosoves.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›