Presidenti Topi pret Përfaqësues të Forumit për Demokraci dhe Etikë

1 shkurt 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Përfaqësues të Forumit për Demokraci dhe Etikë: politikanë, intelektualë nga shoqëria civile, studiues dhe studentë, me të cilët pati një bisedë të hapur lidhur me situatën e vështirë aktuale në vend dhe shqetësimet e shkaktuara prej saj.
Duke iu referuar dhe një herë parimeve demokratike, të shenjta për një demokraci funksionale, ku të gjithë përpara ligjit janë të barabartë, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se për të realizuar ëndrrën e tyre euroatlantike qytetarët shqiptarë janë në pritje të ankthshme të rivendosjes së një dialogu politik institucional mes forcave kryesore politike në vend dhe se kjo gjendje aktuale është e patolerueshme. Presidenti Topi mbështeti dhe inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile që të luajnë rolin e tyre individual dhe të organizuar në këtë situatë për ndërgjegjësimin e mendjeve të nxehta që të ulin tonet e ashpra të akuzave dhe kundër akuzave, të lenë pas gjuhën e urrejtjes e të gjejnë sa më shpejt atë të dialogut për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë.
Nga ana e tyre, Përfaqësuesit e Forumit për Demokraci dhe Etikë vlerësuan lart mesazhin e dhënë dje nga Presidenti Topi për të gjitha forcat dhe aktorët politikë në vend duke shprehur mbështetjen e tyre për pozicionin e palëkundur dhe rolin moderator e stabilizues të Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës dhe ligjeve dhe si simbol i unitetit të popullit. Në këtë prizëm, Përfaqësuesit e Forumit, apo si e quajnë veten: “Dërgata e dorëzënësve të paqes”, e njohën Presidentin Topi me nismën e tyre më të fundit qytetare për qetësimin e situatës dhe gjetjen “e dritës në fund të tunelit”, në mënyrë që palët e përfshira të ndërpresin menjëherë konfliktin, të ulin tonet dhe të ndalojnë sulmet ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese, duke rivendosur një klimë qëndrueshmërie dhe duke rritur mirëbesimin e qytetarëve tek përfaqësuesit e tyre politikë të zgjedhur dhe sidomos te funksionimi normal i shtetit të së drejtës dhe institucioneve.
Pasi i dëgjoi më vëmendje dhe ndau me ta shqetësimin për situatën e krijuar, Kreu i Shteti shqiptar shprehu gjithë mbështetjen e tij institucionale për nisma të tilla fisnike qytetare duke i garantuar Përfaqësuesit e Forumit për Demokraci dhe Etikë që do të vazhdojë të respektojë Kushtetutën dhe ligjet, që do të vazhdojë të mbështesë institucionet e pavarura dhe shtetin e së drejtës duke promovuar politikat e paqes, uljes së tensionit në vend dhe të mbizotërimit të harmonisë.