Presidenti Topi pret Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg

27 janar 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maltës, Tonio Borg dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit vlerësuan qëndrueshmërinë e marrëdhënieve shqiptaro-malteze në vazhdimësi të frymës së bashkëpunimit, mirëbesimit dhe respektit të ndërsjellë. Presidenti Topi vuri në dukje se Malta përfaqëson një vend mik e dashamirës të popullit shqiptar dhe një përkrahës të sinqertë ndaj procesit të përmbushjes së reformave dhe veçanërisht të perspektivës evropiane të vendit.
Kryetari i Shtetit shprehu vullnetin për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve me Maltën, duke intensifikuar dialogun politik, bashkëpunimin në kuadër të organizatave dhe nismave të përbashkëta ndërkombëtare, bashkëpunimin diplomatik, atë ekonomiko-tregtar dhe në fusha të ndryshme edhe nëpërmjet vizitave të ndërsjellta të niveleve më të larta. Në këtë kuadër Presidenti Topi i përcolli Presidentit maltez një ftesë për të vizituar zyrtarisht vendin tonë në të ardhmen e afërt.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi përshëndeti nënshkrimin sot të dy marrëveshjeje mes palës shqiptare dhe asaj malteze: protokollit në zbatim të marrëveshjes ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë mbi ripranimin e personave rezidentë pa autorizim dhe marrëveshjes për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maltës, për të cilën Presidenti shprehu besimin se ajo do të nxisë investimet dhe shkëmbimet tregtare midis dy vendeve.
Një ndër temat që u prekën në këtë takim ishte dhe situata politike e krijuar në Shqipëri. Presidenti i Republikës bëri dhe një panoramë të zhvillimeve të fundit politike, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut konstruktiv e të maturuar midis palëve politike, si mjeti i duhur në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje politike, në respekt të pavarësisë së institucioneve të një vendi.
Ndërsa, duke folur për çështje të zhvillimeve në rajon, Presidenti Topi u ndal në mënyrë të veçantë tek Kosova, duke falenderuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maltës që në korrik të vitit 2008. Lidhur me Rezolutën Marti, miratuar më 25 janar 2011, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Kryetari i Shtetit nënvizoi gatishmërinë e shtetit shqiptar për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet e angazhuara për hetimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit në ish-Jugosllavi, përfshi EULEX-in edhe Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi, pavarësisht se juridiksioni i saj nuk shtrihet në vendin tonë. Gjithashtu, Presidenti vuri në dukje se ne mbështesim angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së në bisedimet Prishtinë - Beograd për çështje praktike në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin e Republikës. Zoti Borg e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për gatishmërinë e Maltës në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve tona. Gjithashtu Zëvendëskryeministri i qeverisë malteze vlerësoi lart sukseset e shënuara si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke nënvizuar se po ndjek me vëmendje dhe admirim rrugëtimin integrues të Shqipërisë në gjirin e familjes evropiane.