“Sa më shumë paqe, tolerance e mirëkuptim”
31-08-2011 / Gazeta 55
Lulzim Basha, uron besimtarët myslimanë Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Lulzim Basha ka vizituar mesditën e djeshme Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në Tiranë. Pas takimit me kryetarin e këtij komuniteti Haxhi Selim Muça, të cilin e uroi për festën e Bajramit, kryebashkiaku shprehu urimet e tij për të gjithë besimtarët myslimanë. “Gëzuar Bajramin. Sa më shumë paqe, harmoni, mirësi, bashkëpunim, tolerancë, mirëkuptim në familje, komunitet, në qytet dhe në mbarë vendin”, tha Basha. Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë e vizituan gjatë ditës së sotme personalitete të larta politike, diplomatë të akredituar në vendin tonë, krerë të besimeve të tjera fetare, etj.
...