Presidenti Topi pret drejtues të Qendrës daneze për Rehabilitim dhe Punë Kërkimore

10 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite në një takim të veçantë drejtues të Qendrës daneze për Rehabilitim dhe Punë Kërkimore, të kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive, zonja Karin Verland. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë, Karsten Ankjer Jensen, Drejtori i Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës, Adrian Kati si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.
Pasi u uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi ndihmesën dhe bashkëpunimin e vyer me shoqatën simotër shqiptare, Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e funksionimit sa më efikas të organizmave që synojnë të mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, që përfaqësojnë shoqërinë civile dhe viktimat e traumës dhe torturës, duke përfshirë edhe torturën psikologjike dhe sidomos shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Kreu i Shtetit, nënvizoi me këtë rast se “Institucioni i Presidentit, brenda hapësirave të tij kushtetuese, ka dhënë vazhdimisht të gjithë mbështetjen e përkrahjen e duhur institucionale në mbrojtje të interesave jetike të kësaj shtrese të shoqërisë”. Në këtë aspekt, Presidenti Topi vlerësoi lart edhe rolin e pazëvendësueshëm dhe rëndësinë e institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe ndihmesën dhe përvojën e vyer dhe efikase që i është dhënë nga Danimarka.
Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Daneze për Rehabilitim dhe Punë Kërkimore, zonja Karin Verland si dhe anëtarët e delegacionit, pasi shprehën mirënjohjen për pritjen e rezervuar nga Kreu i Shtetit, çmuan lart rolin institucional të Presidentit Topi për mbrojtjen e të drejtave të lirive të qytetarëve, si dhe përkrahjen e shtresës së ish-të dënuarve e të përndjekurve politikë dhe projekteve të dobishme për rehabilitimin dhe integrimin e të gjithë viktimave të traumës dhe torturës.
Duke vlerësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin shumë të mirë me Qendrën Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës si dhe me Shoqatën Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Daneze, zonja Verland theksoi se “takimi me Kreun e Shtetit shqiptar është mjaft i rëndësishëm dhe i frytshëm duke na shtuar besimin se kemi gjetur mbështetjen e duhur personale dhe institucionale në veprimtarinë tonë.”