Presidenti Topi viziton Panairin e 14-të të Librit “Tirana 2011”

10 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit vizitoi sot paradite Panairin e 14-të të Librit “Tirana 2011”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga data 9 deri më 13 nëntor.
Pasi u mikprit dhe u shoqërua nga Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri dhe organizatorët e tjerë të Panairit, Presidenti Topi vizitoi stendat e pavionet e shtëpive botuese nga mbarë trevat shqiptare, të universiteteve dhe institucioneve të ndryshme, vendase e të huaja, të cilët kishin paraqitur mijëra tituj librash historikë, autobiografikë, studimorë shkencorë, letrarë, për fëmijë, etj.
Kreu i Shtetit u takua dhe bashkëbisedoi me disa prej titullarëve e përfaqësuesve të shtëpive botuese, duke shprehur përshtypjet e veçanta mbi numrin e madh të titujve të librave, mbi diapazonin e madh të botuesve shqiptarë e të huaj, duke u ndalur tek rëndësia e industrisë së botimit të librit, veçanërisht tek cilësia e botimeve.
Pasi u përshëndet edhe me lexuesit e apasionuar dhe vizitorët e shumtë, Presidenti Topi theksoi në prani të mediave: “Kam një kënaqësi të veçantë që jam në këtë Panair Libri dhe kënaqësia ime shumëfishohet kur shikoj kaq shumë njerëz, dhe mbi të gjitha, kur shikoj brezin e ri që dëshiron të jetë në kontakt me librin! Sot është bota e teknologjisë moderne. Shumë nga të rinjtë kanë dëshirë ta përdorin internetin, por nga ana tjetër më vjen mirë që nuk e kanë humbur lidhjen edhe me librin, sepse me librin lidhja është e kahershme, është klasike dhe është shumë e rëndësishme. Unë, meqenëse jam në këtë Panair Libri, dëshiroj t’i rikthehem edhe njëherë një figure sikurse është Alizot Emiri, për të huazuar nga ai një shprehje shumë të bukur. Kur e pyetën atë se çfarë bën, ai ishte një librar i thjeshtë i një qyteti, Gjirokastrës, përgjigja e tij ishte shumë e bukur: ‘Shes mendjen e botës’. Që do të thotë që, vërtet Panairi këtu, falë organizatorëve dhe përkushtimit të tyre shumëvjeçar, jo vetëm që vjen dhe bëhet më i bukur, me shumë tituj, edhe nga pikëpamja estetike, por do të thotë që këtu është një koncentrat shumë i fuqishëm i mendjeve krijuese, qofshin këto figura shkrimtarësh klasikë e të vjetër të botës moderne, të atyre që janë gjallë, por dhe të atyre që s’jetojnë më. Edhe të shkrimtarëve shqiptarë, atyre me emër, por edhe atyre që e kanë përzier bukur politikën me librin, pse jo, janë pjesë e pasurisë.
b>Gazetarja: Po flisni për librin e zotit Rama?
b>Presidenti Topi: Ne po flasim për të gjithë. Juve gazetarët keni dëshirë që t’i identifikoni. Unë flas në përgjithësi. Atëherë, dëshiroj edhe njëherë të përgëzoj organizatorët, të gjithë ata që marrin pjesë në këtë Panair, edhe juve që e ndiqni me kaq interes dhe dashuri!
b>Gazetarja: I lexoni politikanët shkrimtarë? Në këtë rast, Ramën e lexoni?
b>Presidenti Topi: Unë preferoj që kur lexoj, sidomos në këto momente, të relaksohem duke iu larguar politikës, por kjo nuk do të thotë që ato mund të mos jenë pjesë e arshivës sime. Dëshiroj t’i falënderoj, sepse sot kam marrë dhuratat më të bukura, sepse të marrësh libër, është dhurata më e bukur!
b>Gazetarja: Sa libra keni marrë, zoti President?
b>Presidenti Topi: Unë nuk i identifikoj me numrin, por me dëshirën që patën ata që e reklamojnë librin, për ta pasur si pjesë të bibliotekës sime. Ju faleminderit!”