Presidenti Topi takon Kryetarin e KQZ-së, Çlirim Gjata.

10 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim pune me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata.
Në këtë takim, z. Gjata i dorëzoi Kreut të shtetit Buletinin e Zgjedhjeve Vendore 2007 – një procedurë rutinë dhe informuese kjo, që bëhet vazhdimisht nga Kryetari i KQZ-së. Z. Gjata gjithashtu iu përgjigj interesimit të Presidentit Topi rreth gatishmërisë teknike të KQZ-së për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në zonën zgjedhore 31.