E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret ne takim aktoren italiane Klaudia Kardinale

Tirane 31 gusht 2011 NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi gjate dites se sotme priti ne nje takim aktoren e njohur italiane Klaudia Kardinale.

Gjate ketij takimi kreu i shtetit e uroi aktoren per marrjen e cmimit Pjata e Argjendte me motivacionin si Ikone e aktrimit italian dhe vuri ne dukje faktin se vizita te kesaj natyre ilustrojne jo vetem marredheniet miqesore e te fqinjesise se mire mes dy vendeve dhe popujve tane por edhe vleresimin per kulturen dhe artin ne teresi si dhe per kinematografine ne vecanti.

Presidenti Topi duke vleresuar interpretimet e spikatura e me nivel te larte artistik te artistes se famshme e te mirenjohur boterisht vuri ne dukje se interpretimet kinematografike perbejne nje sfere te rendesishme te shprehjes dhe te transmetimit te emocioneve e mesazheve edukuese tek njerezit prandaj realizimi i suksesshem i te gjithe kompenenteve te filmit ndikon ne menyre te drejtperdrejte e te qarte ne percimin e ketyre mesazheve.

Gjithashtu Presidenti Topi i dhuroi aktores italiane si nje kujtim institucional nje figurine artistike te shenjtores shqiptare me fame nderkombetare Nene Terezes.

Nga ana e saj aktorja italiane Klaudia Kardinale shprehu vleresimet e saj me te mira per Shqiperine artin dhe artistet shqiptare duke nenvizuar njekohesisht rendesine e zhvillimit te Festivalit Nderkombetar Veror te Filmit ne Durres si nje ngjarje artistike tradicionale qe jo vetem evidenton vlerat e fushes se kinematografise por kontribuon drejtperdrejt ne ndertimin e urave kulturore dhe forcimin e lidhjeve artistike e shpirterore mes popujve te ndryshem.

Aktorja me fame boterore ndodhet per vizite ne vendin tone si e Ftuar Nderi ne edicionin e katert te Festivalit Nderkombetar Veror te Filmit qe po zhvillohet keto dite ne Durres.

Nderkaq ne takimin me kreun e shtetit ishin te pranishem Drejtoresha Artistike e Festivalit Anila Varfi dhe aktori i mirenjohur shqiptar Timo Flloko.

a.y/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›